Art&Argëtim

Vrasja e Strella-s, reagon Buta: Anulohen të gjitha koncertet në shenjë nderimi

Buta me anë të një postimi në Instagram ka thënë se ka anuluar të gjitha datat e rezervuara deri në një kohë të pacaktuar.

14 Korrik 2022, 22:38 Nga I.A
Vrasja e Strella-s, reagon Buta: Anulohen të gjitha koncertet në
Buta

KOSOVË- Këngëtari Betim Januzi, i njohur me pseudonimin Buta ka shprehur keqardhje për tragjedinë ku vëllau i tij, Qëndrim Januzi ka vrarë me armë zjarri ish-shokun e tij, Gazmend Hyseni, i njohur si Strella. Buta me anë të një postimi në Instagram ka thënë se ka anuluar të gjitha datat e rezervuara deri në një kohë të pacaktuar. Ai ka shkruar se këtë e ka bërë në shenjë respekti për familjen e viktimës.

“Për shkak të rastit që ka ndodhë, si shenjë respekti ndaj familjes Hyseni, kemi vendos me i anulu të gjitha datat deri në një kohë të pacaktune. Gjithashtu, e gjithë familja jonë shpreh shumë keqardhje për fatkeqësinë që ka ndodhë”, shkruan Buta.

Vrasja e Strella-s, reagon Buta: Anulohen të gjitha koncertet në
Postimi

buta strella

Sondazh

Poll