Aktualitet

Kapet me 14 kg drogë pranë stanit të tij, arrestohet 21 vjeçari në Gjirokastër

2 Gusht 2019, 08:04 Nga DOSJA
Kapet me 14 kg drogë pranë stanit të tij, arrestohet 21

Gjirokastër-  Nga policia në Gjirokastër është arrestuar një 21-vjeçar me iniciale A.G pasi është kapur me 14 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.  Mësohet se sasia e drogës është gjetur në afërsi të stanit të tij në fshatin Picar, Gjirokastër

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohet reth 14 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Ndalohet poseduesi i lëndës narkotike. Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë ndalimi i shtetasit: A.G., 21 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër, pasi:

Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë, në afërsi të stanit të tij, u gjet një sasi rreth 14 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet për shtetasin e mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll