Sport

5 vjet shokë skuadre te Juve, te Marseille raporti zgjat një javë! Sherr para lojtarëve mes Tudor dhe Camoranesit

Pasi mori rolin e trajnerit të Olympique de Marseille, Igor Tudor mori telefonoi ish-shokun e tij të skuadrës te Juventus, Mauro German Camoranesi, për t'i kërkuar që të ishte asistent i tij dhe mori një përgjigje pozitive

14 Korrik 2022, 14:27 Nga DOSJA
5 vjet shokë skuadre te Juve, te Marseille raporti zgjat një
Tudor dhe Camoranesi

FRANCË- Pasi mori rolin e trajnerit të Olympique de Marseille, Igor Tudor mori telefonoi ish-shokun e tij të skuadrës te Juventus, Mauro German Camoranesi, për t'i kërkuar që të ishte asistent i tij dhe mori një përgjigje pozitive. Por pas vetëm një jave, kampioni i botës i vitit 2006 i ka dhënë lamtumirën klubit francez dhe është rikthyer në Itali. Arsyeja?

Camoranesi shpjegoi për L’Equipe motivin. "Igor më thirri për ta ndihmuar në fillim, duke pritur të kompletoj ekipin e tij", sqaroi ish-mesfushori. Një shpjegim që nuk i ka bindur të gjithë. Në të vërtetë, sipas asaj që del në Francë, mes të dyve do të kishte pasur fërkime që në stërvitjet e para, me lojtarët që po ashtu ishin dëshmitarë të debateve të ashpra.

Kontraste që do ta kishin shtyrë italo-argjentinasin të mbyllte para kohe eksperiencën e re. Pra ka një motiv zyrtar dhe jozyrtar: por cili do të jetë ai i vërtetë? Kjo pritet të zbulohet ditët në vazhdim.

E.Ç (Dosja.al)

juventus tudor marseille

Sondazh

Poll