Sport

VIDEO/ Një tifoz i çmendur futet në fushë dhe vrapon 30 metra... për të goditur portierin kundërshtar!

Forcat e sigurisë ndërhynë menjëherë për të kapur dhe neutralizuar tifozin e papërmbajtur, i cili e kishte inatin me gardianin e Cassio të Corianthiansit

14 Korrik 2022, 13:47 Nga DOSJA

VIDEO/ Një tifoz i çmendur futet në fushë dhe vrapon 30

BRAZIL - Skena surreale e ndodhur, pas bilbilit final të ndeshjes së 1/16-tave të Kupës së Brazilit, mes Santos dhe Corinthians. 

Pavarësisht fitores 1-0 të Santosit, skuadra mike e Corianthiansit, kaloi në çerekfinale, pasi kishte fituar në ndeshjen e parë (4-1)...

Por portieri Cassio u tremb shumë, kur u sulmua nga prapa nga një tifoz rival, kur po hynte në tunelin e dhomës së zhveshjes.

Forcat e sigurisë ndërhynë menjëherë për të kapur dhe neutralizuar tifozin e papërmbajtur, i cili e kishte inatin me gardianin e Cassio të Corianthiansit, që nuk e lejoi skuadrën e tij të kualifikohej…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll