Aktualitet

Pengmarrje në Tiranë, pasi lirohet, i riu denoncon dy vëllezërit nga Puka: Më dhunuan

Hetimet kanë nisur për kapjen e vëllezërve, por edhe për të zbuluar shkakun e pengmarrjes. 

14 Korrik 2022, 13:58 Nga k.m.

Pengmarrje në Tiranë, pasi lirohet, i riu denoncon dy

TIRANË- Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim dy vëllezër nga Puka, pasi këta të fundit kanë marrë me forcë në makinën e tyre një 30 vjeçar dhe më pas e kanë kanosur. Me të marrë denoncimin e 30-vjeçarit të identifikuar me inicialet S.SH., në pranga ka përfunduar F. R., 28 vjeç, dhe M. R., 26 vjeç, të dy vëllezër nga Puka. Denoncuesi pretendon se e kanë marrë me forcë në automjetin e tyre dhe e kanë kanosur. Hetimet kanë nisur për kapjen e vëllezërve, por edhe për të zbuluar shkakun e pengmarrjes. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa. Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi E. D., 18 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", sepse ka patur nuk ka kallëzuar krimin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin R. C., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një përforcues grushti metalik, me mekanizëm thike.
---
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materiale në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasve F. R., 28 vjeç, dhe M. R., 26 vjeç (vëllezër), të dy banues në Pukë, pasi ditën e djeshme është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3 dhe ka bërë kallëzim shtetasi S. Sh., 30 vjeç, se dy vëllezërit, më datë 08.06.2022, e kanë marrë me forcë në automjetin e tyre dhe e kanë kanosur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Korrik 2022, 11:59 k.m.

Gjendet e pajetë gruaja në Elbasan

Foto ilustruese ELBASAN- Një e moshuar, e moshës 78-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen...