Politike

Açka apel në Kuvend: Boll përmendët fjalën vdekje, e di që e keni për Berishën, por ai është mes nesh

Açka tha se në Kuvend duhet të ketë jetë e shpresë dhe jo të përmendet fjala vdekje.

14 Korrik 2022, 15:07 Nga F.M
Açka apel në Kuvend: Boll përmendët fjalën vdekje, e
Flutura Açka

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka u ka bërë apel ligjvënësve që të kursejnë përdorimin e fjalës vdekje në sallë. Nga vendi i saj në Kuvedn, Açka tha se në Kuvend duhet të ketë jetë e shpresë dhe jo të përmendet fjala vdekje për dikë që është gjallë, referuar kryedemokratti Sali Berisha.

“Uroj të mos më ndërpresësh sepse e bën shumë shpesh me mua. E kam dëgjuar shumë herë që në këtë parlament përmendet kaq shpejt fjala vdekje, njerëzit që e përdorin, e përdorin për Sali Berishën. Ju i dini qëndrimet e mia politike për Sali Berishën por askush nuk mund t’i kujtojë vdekjen njeriut për sa kohës është në parlament. Këtu të gjithë duhet ta dinë që një ditë do të rrëzohen, sa herë të përmendni vdekjen, ju këshilloj të rikonsideroni senset, kushdo ka të drejtë të vdesë sit ë dojë, shtrirë, ulur apo në këmbë,”- tha Açka.

flutura acka

Sondazh

Poll