Aktualitet

Fier/ I dënuar me 5 vite burg për drogë, arrestohet 41-vjeçari i shpallur në kërkim

Kjo pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia, pasi u dënua me 5 vite burgpër veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

14 Korrik 2022, 13:53 Nga k.m.
Fier/ I dënuar me 5 vite burg për drogë, arrestohet
Ilir Dine

FIER- Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar, për prodhim dhe shitje narkotikësh u arrestua në Fier. Ilir Dine, u në pranga në kuadër të operacionit të koduar "FINISH". Kjo pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia, pasi u dënua me 5 vite burgpër veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike". I riu, Dine, në vitin 2016, ky shtetas është ishte arrestuar duke shitur lëndë narkotike, në lavazhon e tij, në lagjen "16 Prilli", Fier. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Fier Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Finish". Kapet dhe vihet në prangat e Policisë, 41-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar, i dënuar me 5 vjet burgim për prodhim dhe shitje narkotikësh. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, pas lokalizimit të vendndodhjes së një personi në kërkim, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacion policor të koduar "Finish", si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: Ilir Dine, 41 vjeç, banues në Fier. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë Tiranë, me vendimin e datës 07.07.2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike". Në vitin 2016, ky shtetas është kapur duke shitur lëndë narkotike, në lavazhon e tij, në lagjen "16 Prilli", Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

ilir dine fier operacioni finish

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Korrik 2022, 11:59 k.m.

Gjendet e pajetë gruaja në Elbasan

Foto ilustruese ELBASAN- Një e moshuar, e moshës 78-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen...