Bota

Ministria e Xhelal Sveçlës blen mbi 42 mijë euro perde

Xhelal Sveçla ka shpenzuar një shifër marramendëse për montimin dhe blerjen e perdeve.

14 Korrik 2022, 15:45 Nga s.s
Ministria e Xhelal Sveçlës blen mbi 42 mijë euro perde
Xhelal Svecla

TIRANË- Ministria e Punëve të Brendshme, e cila kryesohet nga Xhelal Sveçla, për blerjen dhe montimin e perdeve ka shpenzuar një shifër marramendëse prej 42 mijë eurosh.

Në njoftimin e bërë nga nënshkrimi i kontratës që është publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurorimit Publik, bëhet me dije se këto perde do të montohen në objektet e kësaj ministrie.

Për këtë tender ishin planifikuar të shpenzoheshin 60 mijë euro, por që në fund kontrata është nënshkruar për 42 mijë e 728 euro. Tenderin e ka fituar Ndërmarrja Tregtare Grafike “Blendi O.P”. Kontrata është nënshkruar më 8 korrik 2022.

xhelal sveçla

Sondazh

Poll