Bota

Aksidentohet në Zvicër 28-vjeçarja shqiptare shtatzënë me Ferrari 200.000 franga, e përplas keq 20-vjeçari me "Golf"

Një shqiptare 28-vjeçare me Ferrari ka përplasur një rumun në Zvicër i cili po ecte me makinën e tij tip Golf.

14 Korrik 2022, 14:57 Nga s.s
Aksidentohet në Zvicër 28-vjeçarja shqiptare
Makina Ferrari i 28-vjeçares shqiptare

ZVICËR- Një aksident ka ndodhur në rrugën kryesore në Menziken, Zvicër ku një 28-vjeçare shqiptare është përplasur me një automjet tip Golf nga një 29-vjeçar nga Rumania.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në orën 18:45 me orën lokale dhe makina luksoze Ferrari kushtonte me një çmim marramendës prej 200 mijë franga.

28-vjeçarja nga Kosova ishte në një fazë të avancuar të shtatzënisë. I riu nga Maqedonia po vinte nga Reinach AG dhe do merrte kthesën për në pikën e karburantit por nuk e ka parë Ferrarin.

Sipas raportimit të policisë shoferi rumun 29-vjeçar, u dërgua në spital me lëndime të lehta.

ferrari zvicer rumani rumun

Sondazh

Poll