Aktualitet

Humb jetën në aksident një i ri shqiptar në Itali

14 Korrik 2022, 13:48 Nga k.m.
Humb jetën në aksident një i ri shqiptar në Itali
Foto ilustruese

ITALI- Një aksident tragjik ndodhi mëngjesin e kësaj të enjteje në Foligno, në Umbria të Italisë. Viktima është një 36-vjeçar shqiptar për të cilin mediat fqinje japin vetëm inicialet (D.G), rezident në Foligno.

I riu ka humbur jetën pasi ka përplasur makinën e tij Opel Corsa në një mur të nënkalimit lidhës të një nënkalimi, pasi doli nga xhami i makinës së tij. Deri më tani, sipas mediave italiane, në aksident nuk janë përfshirë automjete të tjera, përveç asaj të 35-vjeçarit. 

Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, për 36-vjeçarin nuk qe e mundur të bëhej asgjë. Nga përplasja ai përfundoi jashtë automjetit dhe vdiq në vendngjarje. Autoritetet vendase kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë.

itali vdes shqiptari ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Korrik 2022, 11:59 k.m.

Gjendet e pajetë gruaja në Elbasan

Foto ilustruese ELBASAN- Një e moshuar, e moshës 78-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen...