Abuzuan me tenderin e 5 rrugëve, shpallet në kërkim përgjegjësja e Kadastrës Tropojë, 6 të pezulluar
Hetimet kanë bërë me dije se ajo ua ka marrë pronat qytetarëve që u takonin, e më pas i kaluar në emër të pronarëve të paligjshëm.
TROPOJË- 6 anëtarë të Njësisë së Prokurimit në Tropojë janë pezulluar nga detyra për shkak se janë kapur në shkelje flagrante të ligjit me një tender. Ndërsa përgjegjësja e Kadastrës, Ajlin Alfredaj, është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka abuzuar me detyrën. Hetimet kanë bërë me dije se ajo ua ka marrë pronat qytetarëve që u takonin, e më pas i kaluar në emër të pronarëve të paligjshëm. E gjitha është zbuluar pas denoncimeve të shumta që kanë ardhur kundër saj nga nëntori i vitit 2021 deri në muajin qershor të këtij viti.
Bëhet fjalë për tenderin tender për riskonstruksionin e 5 segmenteve rrugore në fshatrat Gri, Bujan dhe Cërrnicë", zhvilluar në vitin 2020. Po ashtu, janë pezulluar nga detyra dhe punonjësit e tjerë të institucionit. Më konkretisht është pezulluar nga detyra, H. I., 64 vjeç, banues në Bajram Curri, me detyrë anëtar i Njësisë së Prokurimit, në bashkinë Tropojë; K. B., 64 vjeç, banues në Bajram Curri, anëtar i Njësisë së Prokurorimit, në bashkinë Tropojë; B. B., 63 vjeç, banues në Bajram Curri, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë; P. R., 54 vjeç, banues në Bajram Curri, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë; Sh. D., 25 vjeç, banues në Begaj, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë; M. V., 64 vjeç, banues në Bujan, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë. Ndaj tyre rëndon akuza për shpërdorim detyre.
Nga ana tjetër, Alfredaj është një emër i njohur për tropojanët, por edhe për opinionin publik. Kjo sepse Alfredaj ka qenë kandidate për deputete në zgjedhjet e 25 prillit, nën siglën e PS. Ajo bëri bujë për historinë e saj, si një nënë e re me 7 fëmijë, të cilët i kishte lindur në një moshë të re.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tropojë/Finalizohen 2 operacione policore, të koduara "Cancel" dhe "Tenderi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit ekonomik. Operacioni “Cancel”- Falsifikoi dokumentet e pronave, shpallet në kërkim përgjegjësja e zyrës vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Tropojë. Operacioni “Tenderi”- Ekzekutohen masat "Pezullimi i ushtrimit të detyrës" dhe "Detyrimi për t'u paraqitur në policinë gjyqësore", për 6 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë. Në kuadër të operacionit “Cancel”, nga specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Komisariatin e Policisë Tropojë u bë shpallja në kërkim e shtetases A. A., 31 vjeçe, banuese në Fierzë, Tropojë, me detyrë përgjegjëse e zyrës vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Tropojë.
Kjo shtetase u shpall në kërkim, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit të datës 12.07.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, e cila ka caktuar për shtetasen A. A., masën “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” dhe masën “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. nga muaji nëntor i vitit 2021 deri në muajin qershor të këtij viti, ndaj kësaj shtetase ka patur kallëzime se falsifikonte dokumentet e pronave, duke i regjistruar ato në emër të shtetasve të tjerë dhe jo të pronarëve të ligjshëm të tyre. Në kuadër të operacionit policor të koduar "Tenderi", nga specialistët për Hetimin e Krimin Ekonomik dhe Financiar në Komisariatin e Policisë Tropojë, u bë ekzekutimi i masave "Pezullimi i ushtrimit të detyrës" dhe "Detyrimi për t'u paraqitur në policinë gjyqësore", të caktuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", për shtetasit: H. I., 64 vjeç, banues në Bajram Curri, me detyrë anëtar i Njësisë së Prokurimit, në bashkinë Tropojë; K. B., 64 vjeç, banues në Bajram Curri, anëtar i Njësisë së Prokurorimit, në bashkinë Tropojë; B. B., 63 vjeç, banues në Bajram Curri, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë; P. R., 54 vjeç, banues në Bajram Curri, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë; Sh. D., 25 vjeç, banues në Begaj, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë; M. V., 64 vjeç, banues në Bujan, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë.
Nga hetimet e kryera janë evidentuar veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin, të anëtarëve të Njësisë së Prokurorimit (NJP) dhe anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), lidhur me procedurën e prokurorimit me objekt "Rikonstruksioni i 5 segmenteve rrugore, në fshatrat Gri, Bujan dhe Cërrnicë", zhvilluar në vitin 2020
Sondazh
Kreu i SPAK, Arben Kraja raporton në Kuvend: Kemi dhënë rezultate, u dënuan zyrtarë të lartë
Arben Kraja TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja ka prezantuar sot në Kuvend veprimtarinë e institucionit q&e...
Porositën vrasjen e Artan Cukut/ Prangosen 2 shqiptarët në Athinë, shtëpinë e kishin 'depo armësh'
Bledar Jambelli, Artan Çuku dhe Kristaq Leci GREQI- Dy shqiptarë janë arrestuar në Greqi, pasi akuzohen se kanë marrë pjes&...
U arrestua dhëndri i tij? Kreu i bashkisë Pogradec: Nuk është e vërtetë, e kam me pushime në Turqi
Ilir Xhakolli POGRADEC- Kreu i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli ka deklaruar se lajmi në mediat maqedonase për arrestimin e dh&eum...
Kryeprokurori Olsian Çela raporton në Kuvend: Kemi përmbushur objektivat, prioritet lufta kundër pastrimit të parave
Olsian Çela TIRANË- Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka raportuar sot në Kuvend për kriminalitetin në ...
Kreu i ILD raporton në Kuvend: Prioritet i punës sonë, ulja e kontigjentit të ankesave
Artur Metani TIRANË- Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani ka paraqitur sot në Kuvendin e Shqipë...
Gjendet e pajetë gruaja në Elbasan
Foto ilustruese ELBASAN- Një e moshuar, e moshës 78-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen...
Shteti ‘mundet’ në Gjykatën e Lartë, shumicën e përballjeve në 18 muajt e fundit e fitojnë individët
Gjykata e Lartë TIRANË- Më shumë se gjysma e rekurseve të institucioneve shtetërore në Gjykatën e Lartë konsid...
Prokurorja e Lezhës rikthehet në detyrë pas “riedukimit”! U pezullua pasi iu gjetën mangësi në kriterin e profesionalizmit
Riselda Fishta Një vit pas vendimit të pezullimit për shkak të problemeve të gjetura në kriterin e profesionalizmit, Komision...
"Shtëpi bari" në Ohër, arrestohet dhëndri i kryetarit të Bashkisë Pogradec, Xhakolli e mohon
Ilir Xhakolli POGRADEC- Mediat në Maqedoninë e Veriut raportuan për zbulimin e një “shtëpie bari” në Ohë...
VIDEO/ E rrallë te Trauma, donte lodër seksi, 60-vjeçarit i ngec unaza e inoksit tek organi gjenital
Foto ilustruese TIRANË- Një rast i çuditshëm është paraqitur në urgjencën e spitalit Ushtarak në Tiranë...
