Bota

Protestat e dhunshme në Sri Lanka, kryeministri urdhëron ushtrinë: Bëni gjithçka që duhet për të rivendosur rendin

Si përgjigje, në fjalimin e tij të parë si president në detyrë, ëickremesinge i përshkroi protestuesit që pushtuan zyrën e tij si "fashistë" dhe "ekstremistë" që po përpiqeshin të "shqyenin kushtetutën".

14 Korrik 2022, 08:59 Nga e.k
Protestat e dhunshme në Sri Lanka, kryeministri urdhëron
Momente nga protesta

COLOMBO- Kryeministri i Sri Lankës Ranil ëickremesinghe i ka thënë ushtrisë që të bëjë “çfarëdo që është e nevojshme për të rivendosur rendin”. Ky urdher i tij vjen një pasi protestuesit mësynë në zyrën e tij, ku thyen dhe shkatërruan gjithçka. ëickremesinghe është emëruar në detyrë president nga presidenti Gotabaya Rajapaksa, i cili është arratisur nga vendi.

Por vendimi për ta lënë atë në krye shkaktoi protesta të mëtejshme duke kërkuar që edhe kryeministri të largohej. Sri Lanka po vuan nga kriza e saj më e keqe ekonomike në dekada. Shumë fajësojnë administratën Rajapaksa për krizën dhe e shohin kryeministrin si pjesë e këtij problemi. Protestuesit dje hynë në një ndërtesë shtetërore shumë të sigurt. Këtë herë ishte kryeministria.

Si përgjigje, në fjalimin e tij të parë si president në detyrë, ëickremesinge i përshkroi protestuesit që pushtuan zyrën e tij si "fashistë" dhe "ekstremistë" që po përpiqeshin të "shqyenin kushtetutën".

"Ne duhet t'i japim fund këtij kërcënimi fashist ndaj demokracisë," tha ëickremesinge ndërsa urdhëroi ushtrinë të ndërhynte, shkruajnë mediat e huaja.

Banorët e Sri Lankës fajësojnë administratën e Presidentit Rajapaksa për krizën e tyre më të keqe ekonomike në dekada. Për muaj të tërë ata kanë luftuar me ndërprerjet e përditshme të energjisë dhe mungesat e gjërave bazë si karburantet, ushqimet dhe ilaçet. Lideri, i cili gëzon imunitet nga ndjekja penale ndërsa është president, besohet se ka dashur të arratiset jashtë vendit përpara se të largohet për të shmangur mundësinë e arrestimit nga administrata e re.

 

 

protesta ne sri lanka

Sondazh

Poll