Politike

KUVEND/ Sula: Nuk mund të mbahet seanca, s'ka kuorum, Koçi: Opozita është mësuar të hedhë tymuese dhe baltë

Nga ana tjetër deputeti socialist Petro Koçi u shpreh se është bërë e udhës tashmë që opozita të hedhë tymuese në çdo fillim seance. Në lidhje me votimin e rezolutës Koçi u shpreh se po tentohet të hidhet baltë pasi çdo procedurë ka qenë sipas rregullores.

14 Korrik 2022, 10:29 Nga e.k
KUVEND/ Sula: Nuk mund të mbahet seanca, s'ka kuorum, Koçi:
Dashnor Sula

TIRANË-Ka nisur me replika dhe debate seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti demokrat Dashnor Sula ka kritikuar mënyrën sesi vepron parlamenti pasi sipas tij kjo seancë nuk duhet të mbahet pasi nuk ka kuorum. Ai akuzoi anëtarët e qeverisë pasi sipas tij sa herë që opozita paraqet projektligje ata largohen. Sula veçoi vetëm ministren Elisa Spiropali e cila është në çdo moment në seancë sipas Sulës. Nga ana tjetër deputeti socialist Petro Koçi u shpreh se është bërë e udhës tashmë që opozita të hedhë tymuese në çdo fillim seance. Në lidhje me votimin e rezolutës Koçi u shpreh se po tentohet të hidhet baltë pasi çdo procedurë ka qenë sipas rregullores.

Dashnor Sula: “Me 49 deputetë dhe u çel seanca, nuk ka kuorum. Mungesë respekti që kur debatojnë për projektligje, mungesa e anëtarëve të qeverisë është gjithmonë, përveç Spiropalit, aq më tepër me kolegët me njëri tjetrit, është e pamoralshme, që duke diskutuar në Foltore menjëherë dalin kutit e votimit pa përfunduar debatet për projektligjin”.

Petro Koçi: "Dua të shprehem kundër kërkesën së deputetit të opozitës, njërit prej tre pjesëve të opozitës. Votimi ka qenë korrekt. Votimi në tërësi ka qenë korrekt. Nuk është nevoja të hedhim tymuese dhe të hedhim baltë mbi votimin pasi ai ka qenë tërësisht valut".

dashnor sula petro koçi

Sondazh

Poll