Sport

Shkëlqeu katër vjet në Rumani, ish-lojtari i Tiranës i shtohet 'kolonisë së shqiptarëve', firmos në Turqi

Enriko Papa është zyrtarisht futbollisti më i ri i Çaykur Rizespor.

13 Korrik 2022, 22:32 Nga DOSJA
Shkëlqeu katër vjet në Rumani, ish-lojtari i Tiranës i
Enriko Papa

TURQI- Enriko Papa është zyrtarisht futbollisti më i ri i Çaykur Rizespor. Mesfushori ishte pjesë e Botosanit në Rumani për katër vite, dhe në këtë mënyrë lojtari u largua me parametra zero. 29-vjeçari u prezantua me menaxherin e tij, Mario Cenolli gjatë prezantimit të lojtarit.

Duhet thënë se Enriko Papa në të shkuarën ka luajtur me ekipe si Apolonia, Lushnja dhe Tirana. Sezonin e ardhshëm lojtari do të ndihmojë skuadrën e tij të re për të arritur dhe një herë si objektiv ngjitjen në Superligë, pasi këtë vit ra nga elita e futbollit turk.

Shkëlqeu katër vjet në Rumani, ish-lojtari i Tiranës i

E.Ç (Dosja.al)

papa tirana

Sondazh

Poll