Sport

Zyrtarizohet marrëveshja: Real Madridi tani me makina BMW, në vend të Audit…

Deviza e bashkëpunimit të ri: 'Aleancë për lëvizshmërinë e së ardhmes, qëndrueshmërinë dhe diversitetin'

13 Korrik 2022, 15:18 Nga DOSJA

SPANJE - Real Madrid ka zyrtarizuar marrëveshjen me shumëkombëshe gjermane të automobilave BMW, e cila zëvendëson Audi si partnere të klubit ‘los blancos’, siç njofton ‘MARCA’. Klubi madrilen njoftoi një marrëveshje me partnerin e saj të ri "për lëvizshmërinë e së ardhmes, qëndrueshmërinë dhe diversitetin".

Ceremonia zyrtare e nënshkrimit të marrëveshjes u mbajt në sallën e këshillit të Real Madrid City dhe u kryesua nga Florentino Pérez dhe Manuel Terroba, president ekzekutiv i BMW Group në Spanjë dhe Portugali.

BMW i bashkohet Madridit në kategorinë e sponsorit global të klubit ‘los blancos’, së bashku me disa kompani dhe korporata të tjera ndërkombëtare. Vetëm Adidas dhe Fly Emirates gëzojnë një nivel më të lartë sponsorizimi.

“Ekipet e para të futbollit për meshkuj dhe femra të Real Madridit dhe ekipit të basketbollit, si dhe stafi i tyre përkatës stërvitor, do të kenë 100% automjete elektrike BMW për lëvizjen e tyre (ata mund të zgjedhin midis cilitdo prej modeleve aktuale: iX, i4, iX3 , i7 ose iX1)”, njofton klubi bardhezi në faqen e tij zyrtare.

“Real Madrid përfaqëson jo vetëm institucionin lider sportiv në botë, por edhe një entitet në evolucion të vazhdueshëm, duke kërkuar përsosmëri në aktivitetet e tij përmes kërkesës, talentit, cilësisë dhe udhëheqjes, si dhe një angazhim të fortë për qëndrueshmërinë, solidaritetin, diversitetin dhe frymën fituese. Kjo e bën atë partnerin perfekt për t'u përballur me sfidat e tanishme dhe të ardhshme”,- deklaroi drejtuesi i BMW.

Përveç marrëveshjes, për t'i dhënë shikueshmëri firmës nëpërmjet sportistëve të saj profesionistë, të dy entitetet do të punojnë në iniciativat e zhvillimit të qëndrueshëm për stadiumin e ri ‘Santiago Bernabéu’. Do të krijohet gjithashtu ‘Trofeu i Qëndrueshmërisë NEXT’.

Zyrtarizohet marrëveshja: Real Madridi tani me makina BMW, në vend

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll