Sport

Ishte për pushime në Mykonos, por hajdutët e lenë me të brendshme kampionin turk. I vjedhin rroba, bizhuteri dhe para me vlerë 70 mijë euro

‘Protothema.gr’ raporton, se kampioni turk i notit Kemal Gürdal dhe miku i tij parukier Serhat Sen, viktima të bandave kriminale në ishullin luksoz të Greqisë.

13 Korrik 2022, 15:57 Nga DOSJA

Ishte për pushime në Mykonos, por hajdutët e lenë me të

GREQI - Dy miqtë e ngushtë turq kishin shkuar për pushime në Myknos, për të shijuar detin dhe perëndimet spektakolare në ishullin e famshëm grek. Por gëzimi i tyre nuk zgjati për shumë, pasi persona të panjohur kanë hyrë në dhomat e hotelit ku ata qendronin dhe i vodhën rroba, bizhuteri floriri dhe para cash me një vlerë totale rreth 70 mijë euro.

Ishte për pushime në Mykonos, por hajdutët e lenë me të

‘Protothema.gr’ raporton, se anëtarët e bandës famëkeqe kriminale hynë në dhomat e dy miqve të shtunën e kaluar, pas orës 2 të pasdites, teksa dy turistët turq kishin shkuar në plazhin e ishullit. Dyshohet se hajdutët kanë hyrë në dhomat e turistëve turq nga ballkoni, duke përdorur një mjet të mprehtë për të hapur derën.

Ishte për pushime në Mykonos, por hajdutët e lenë me të

Kur u kthyen nga plazhi ata u përballën me një skenë kaotike të vjedhjes. Dhoma ishte bërë e tëra rrëmujë nga hajdutët, të cilët kishin marrë gjithçka që kanë mundur të marrin, duke filluar nga të brendshmet, bluzat, këmisha dhe pantallonat, deri te bizhuteritë dhe para cash.

Ishte për pushime në Mykonos, por hajdutët e lenë me të

Kampioni turk i notit Kemal Gürdal, i cili ka marrë pjesë edhe në Lojërat Olimpike të Londrës 2012, ka thënë në polici, se hajdutët kanë marrë 7.500 euro cash, 3.000 dollarë cash dhe bizhuteri floriri, dhe rroba me vlerë totale 70.315 euro.

Ishte për pushime në Mykonos, por hajdutët e lenë me të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll