Sport

VIDEO/ Rrëfehet ish-futbollisti që humbi 8 milionë euro në baste: "Gruaja më kontrollon celularin dhe më jep vetëm para xhepi"

Paul Merson filloi të vinte baste në moshën 16-vjeçare dhe pagën e tij të parë e shpenzoi me Arsenalin në vetëm 10 minuta. ‘Unë jam sëmurë’, shprehet ai.

13 Korrik 2022, 12:58 Nga DOSJA

VIDEO/ Rrëfehet ish-futbollisti që humbi 8 milionë euro në

ANGLI - Paul Merson, mesfushori legjendar i Arsenalit nga viti 1985 deri në vitin 1997, flet sërish për luftën e tij kundër varësisë së tij ndaj alkoolit dhe lojërave të fatit, që e çuan atë të shpërdoronte më shumë se 8.3 milionë euro.

Ai, i cili rrëfen se e ka shumë të vështirë të jetë me para pas vitesh luftë kundër bixhozit, thotë se gruaja e tij i kontrollon telefonin çdo ditë dhe i jep para xhepi për shpenzimet e tij çdo ditë (një shumë minimale parash për benzinë ​​dhe blerjet bazë). "Është një betejë e vazhdueshme, çdo ditë,"- thotë Paul Merson (54) në 'GB News' për luftën e tij të përditshme kundër lojërave të fatit.

"Është e trishtueshme ajo që ka ndodhur, por unë isha i sëmurë dhe këtë kam kuptuar. Unë jam një person i sëmurë, që përpiqem të përmirësohem. Unë nuk jam një person i keq apo një person i dobët, që dështoj çdo ditë të jetës sime. Unë isha një person i sëmurë që duhej të shërohesha shumë shpejt”,- shpjegon ish-lojtari i Aston Villa, Portsmouth, Walsall dhe Middlesbrough, i cili pranoi, se ai u rikthye te lojërat e fatit gjatë izolimit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Paul Merson filloi të vinte baste që në moshën 16-vjeçare dhe pagën e tij të pare te Arsenali e shpenzoi në vetëm 10 minuta baste. "Më duhet të jem pranë të varurve që shërohen, alkoolistëve që shërohen, kumarxhinjve dhe të varurve nga droga. Ata janë njerëzit që më kuptojnë. Nëse flas me ata njerëz, ata e kuptojnë. Është e rëndësishme të jesh i rrethuar nga njerëzit e duhur",- thotë Paul Merson.

Në vitin 2021, Paul Merson tha për "Sky Sports", duke folur për dokumentarin e tij "Futboll, bixhoz dhe unë", se ai rrezikoi kursimet që kishte familja e tij për të blerë një shtëpi: "Mendova se thjesht duhet të vras ​​veten. Unë e di që jam i sëmurë, që do të thotë se nuk duhet të luaj bixhoz dhe nuk duhet të pi. Kjo është arsyeja pse e bëra këtë shfaqje, që ai person që është i sëmurë ta shikojë dhe të mendojë: "Jam i sëmurë, unë nuk jam njeri i keq dhe duhet të ndryshojë”,- shprehet ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll