Sport

Boris Becker i privilegjuar në burg! Të burgosurit dhe familjarët e tyre të pakënaqur, protestojnë te guvernatori

Ish-tenisti po vuan dënimin me dy vite e gjysmë burg për krime financiare, por akuzohet për trajtim preferencial.

13 Korrik 2022, 17:08 Nga DOSJA

Boris Becker i privilegjuar në burg! Të burgosurit dhe familjarët

ANGLI - Nuk ka asgjë si të jesh një pjesë e rëndësishme e historisë së tenisit për t'iu nënshtruar shqyrtimit publik. Për më tepër, kur ndodh edhe rrethana e një sërë vendimesh të këqija që kanë çuar në hyrjen tuaj në burg. Boris Becker (54), fituesi i gjashtë turneve Grand Slam, u shpall fajtor në fund të prillit për vendosjen e fondeve jashtë mundësive të kreditorëve në një mënyrë "të qëllimshme dhe të pandershme" për të mos përmbushur borxhet e tij, pasi shpalli falimentimin në 2017.

Një lëvizje kjo, që në fillim i dha atij një qëndrim jo fort ngushëllues në burgun e Wandsworth, i famshëm për kushtet e tij të vështira. Megjithatë, pak pasi hyri në burg në fillim të majit, gjermani u zhvendos në një krah më "miqësor" të burgut dhe, më në fund, ai u transferua në një tjetër vend, të caktuar për kriminelët e huaj, Huntercombe. Një fakt që mund të tregojë, se dëbimi i tij është një opsion që është në tryezë.

Mirëpo, pavarësisht se është pas hekurave, kushtet e ish-tenistit janë përmirësuar gradualisht në vetëm një muaj dhe arritja e fundit e një pune “komode” në institucionin e ri të vuajtjes së dënimit, ku supozohet se do të vuajë pjesën tjetër të dënimit, ka ngritur pakënaqësi mes të burgosurve dhe familjeve të tyre.

Dhe gjermani, siç zbulon ‘The Sun’, është emëruar asistent i klasës. Por ngjitja e tij e shpejtë në postin e lakmuar ka bërë që familjet e të burgosurve të tjerë t'i shkruajnë letra proteste guvernatorit të burgut.

Boris Becker i privilegjuar në burg! Të burgosurit dhe familjarët

“Normalisht duhen vite për të gjetur një punë si asistent në klasë, pasi konsiderohet një privilegj. Por Becker-it i është dhënë puna brenda disa javësh nga dënimi. Ka shumë pakënaqësi për këtë dhe familjet e disa të burgosurve kanë shkruar letra ankese”,- thotë një burim i konsultuar nga tabloidi britanik.

Becker u mëson të burgosurve teorinë e edukimit fizik dhe përfitimet e stërvitjes dhe dietës në një klasë burgu, e cila ka një përqindje të lartë të të burgosurve të huaj. Megjithatë, ai nuk punon në palestrën e burgut, pasi ende nuk ka status të përmirësuar të të burgosurit, sepse nuk ka vuajtur mjaftueshëm kohë pas hekurave.

“Nuk është tamam jeta e luksit me të cilën është mësuar, por është më mirë se shumica e të burgosurve”,- tregon i njëjti burim, ndonëse shërbimet e vuajtjes së dënimit pohojnë se është “e rreme” që ka pasur një trajtim të favorizuar.

Sido që të jetë, siç thamë, Bekeri përballet me dëbim automatik në fund të dënimit. Megjithatë, ai shpreson të riatdhesohet në Gjermaninë e tij të lindjes, më së voni deri në nëntor, sipas skemës së largimit të hershëm të qeverisë. Becker beson se ai më pas do të lirohet para Krishtlindjeve sepse sistemi penal gjerman është më i butë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll