Politike

1 Gusht 2019, 17:26 Nga DOSJA

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pas konferencës për mediat sot në mesditë ku bëri thirrje për dialog, është larguar nga Tirana.

Meta ka postuar në foto në rrjetet sociale duke treguar që është në Prevallë, të Kosovës. “Rikthim në Përrallë (Prevallë)!”, shkruan Meta.

Por sot në konferncë Kreu i Shtetit bëri thirrje për dialog dhe tha se drejtuesit e maxhorancës dhe të qeverisë duhet të nisin punën që në gusht për zgjidhjen e krizës pasi shtatori do të jetë shumë vonë.

“Ju presupozoni që drejtuesit e këtij vendi të gjithë bashkë janë kaq të papërgjegjshëm sa gjithë gushtin t’ia fusin me pushime dhe në shtator të mendojnë për zgjidhjen e krizës, unë mendoj që ky do të ishte kulmi i papërgjegjshmërisë së tyre përpara asaj që kanë gatuar vetë me duart e tyre, me sjelljet e tyre, me mosveprimet e tyre deri tani dhe me përgatitjet e tyre, tani që mund të fillojmë me kundërkohë”, ishte kjo deklarata e Metës, ku bënte thirrje që të gjithë të qëndronin në punë.

Por dhe pse Presidenti kërkoi që politika të niste ka puna, ai vet ka nisur pushimet. Nuk dihet se sa do të qëndrojë presidenti, pasi në konferencë tha se ishte i gatshëm 24 orë në ditë për dialog me palët.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta kriza poltike meta me gazetarët meta ne prevalle ilir meta kriza poltike meta me gazetarët meta ne prevalle

Sondazh

Poll