Aktualitet

Skandali i tjetërsimit të pronave në Sarandë, Gjykata liron punonjësit e Kadastrës, vetëm një në burg

13 Korrik 2022, 16:31 Nga k.m.
Skandali i tjetërsimit të pronave në Sarandë, Gjykata liron
Gjykata e Sarandës

SARANDË- Gjykata e Sarandës ka liruar një tjetër të arrestuar nga strukturat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) që u arrestua me urdhër të Prokurorisë në kuadër të operacioneve të lidhura me tokat dhe ndërtimet në qytetin bregdetar. Së fundmi është liruar nga qelia, përgjegjësi i sektorit të Hartografisë në ASHK Sarandë, Vasil Lango. Ky i fundit ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi”.

Tashmë nga 4 të arrestuarit e operacionit “Heshtja 2”, të finalizuar me urdhër të Prokurorisë së Sarandës në 24 mars të këtij viti pas denoncimit të Ministrit Ulsi Manja, në burg ka ngelur vetëm hartografi Saimir Braho. Ndërsa tre të arrestuarit e tjerë, të identifikuar si:  Andri Dhima, Vasil Lango dhe Erliton Ymeri janë liruar me vendime të gjyqtarit Fatmir Ndreu.

 

gjykata e sarandës ashk

Sondazh

Poll