Art&Argëtim

U njohën në Met Gala 2022, Bradley Cooper në një lidhje dashurie me ish-gruan e politikanit amerikan

Cooper dhe Abedin morën pjesë veçmas në Met Gala 2022 në New York City më 2 maj, i cili është një event që organizohet pikërisht nga Wintour.

13 Korrik 2022, 09:45 Nga d.a.
U njohën në Met Gala 2022, Bradley Cooper në një lidhje
Bradley Cooper dhe Huma Abedin

SHBA- Aktori hollivudian Bradley Cooper dhe Huma Abedin thuhet se janë në një lidhje dashurie prej disa muajsh dhe janë  prezantuar nga kryeredaktorja e Vogue Anna Wintour.

Sipas PEOPLE, si Cooper dhe Abedin morën pjesë veçmas në Met Gala 2022 në New York City më 2 maj, i cili është një event që organizohet pikërisht nga Wintour.

Cooper ka një vajzë 5-vjeçare, Lea De Seine me modelen ruse Irina Shayk. Ai dhe modelja, 36 vjeç, u ndanë në vitin 2019 pas katër vitesh së bashku. Ndërsa Abedin, ndihmëse për një kohë të gjatë e Hillary Clinton, ndan djalin 10-vjeçar, Jordan me ish-bashkëshortin e saj, ish-kongresmenin Anthony Weiner.

Vitin e kaluar, Abedin foli në librin e saj "Both/And: A Life in Many Worlds" në lidhje me skandalet seksuale të Weiner dhe se si ndikuan polemikat në fushatën presidenciale të Klintonit 2016. Ajo tha në një intervistë në tetor me CBS Sunday Mornin se ajo "ka mësuar të vërtetën e plotë" të pabesive dhe keqbërjeve të Weiner.

Kur u pyet nëse ajo është e zemëruar me të, Abedin u përgjigj: "Nuk mund të jetoj më në atë hapësirë. E provova. Për pak sa nuk më vrau".

Cooper, i cili aktualisht është duke xhiruar filmin e tij të radhës Maestro, të cilin ai po e drejton, më parë ka qenë i hapur për prindërimin e fëmijës së tij me Shayk, e cila e mbështeti atë në premierën në tapetin e kuq të filmit të tij Nightmare Alley në dhjetor.

Shayk i tha revistës HIGHStyle në shtator se Cooper është një "baba i plotë dhe praktik" dhe ajo shpjegoi për British Vogue në 2020 se kur bëhet fjalë për marrëdhënien e saj të kaluar me Cooper, ata kanë qenë me fat për atë që kanv përjetuar me njëri-tjetrin.

bradley cooper huma abedin anna wintour

Sondazh

Poll