Art&Argëtim

Vëllezërit shqiptarë lënë pa fjalë jurinë e America’s Got Talent/ Akrobatët ngrenë në këmbë publikun

Janë vëllezërit Balla ata të cilët po ngrenë lart emrin e shqiptarëve në kompeticionin e njohur America’s Got Talent me talentin e tyre. Ata kanë lënë gojëhapur jurinë dhe me zemra të ngrita të gjithë audiencën në sallë e atë televizive.

13 Korrik 2022, 09:42 Nga e.k
Vëllezërit shqiptarë lënë pa fjalë jurinë e
Vëllezërit Balla

SHBA- Duket se shqiptarët nuk njihen në botë vetëm për vepra penale, por për një talent të jashtëzakonshëm! Janë vëllezërit Balla ata të cilët po ngrenë lart emrin e shqiptarëve në kompeticionin e njohur America’s Got Talent me talentin e tyre. Ata kanë lënë gojëhapur jurinë dhe me zemra të ngrita të gjithë audiencën në sallë e atë televizive.

Ata performuan një ushtrim mjaft të vështirë i cili ka nevojë për shumë kohë e përkushtim dhe ia arritën të dilnin me sukses duke marrë dhe gjithë vëmendjen e mediave të huaja të cilët i përshkruajnë si fantastikë.

“Një ëndërr e bërë realitet”-e përshkruajnë ata eksperiencën e tyre në spektaklin më të madh të talenteve në botë.

Juria e përbërë nga Simon Cowell, Heidi Klum dhe Sofia Vergara u mahnitën dhe dhanë opinione shumë pozitive për dy të rinjtë. Djemtë siguruan tre “PO” për në raundin tjetër të spektaklit, shoqëruar me duartrokitje dhe ngritjen e gjithë publikut në këmbë.

Dy vëllezërit merren prej vitesh me akrobaci, edhe ose kanë studiuar në degë të tjera. Arnoldi 25 vjeç ka mbaruar shkollën për dizajn, ndërsa Artani 20 vjeç studion për juridik.

arnold balla artan balla

Sondazh

Poll