Politike

Miratohet projekti, zgjatim Lumit Lana nga 'Pallati me Shigjeta' deri në Kashar! Veliaj: Familjet shpërblehen

Veliaj tha se do të ndërhyhet në 24 struktura rezidenciale, me çertifikatë pronësie që i përket 26 familjeve, 211 strukturat e tjera janë në tokë të Bashkisë.

12 Korrik 2022, 16:45 Nga F.M
Miratohet projekti, zgjatim Lumit Lana nga 'Pallati me Shigjeta' deri
Erion Veliaj

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranë Erion Veliaj ka miratuar zgjatimin e lumit Lana që nis nga pjesa e zonës së njohur si ‘Pallati me Shigjeta’ deri në Kashar.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, Veliaj tha se familjet që banojnë në objektet që do të preken nga projekti, do të marrin dëshpërblimin për aq metra sa u takon. Veliaj tha se do të ndërhyhet në 24 struktura rezidenciale, me çertifikatë pronësie që i përket 26 familjeve, 211 strukturat e tjera janë në tokë të Bashkisë.

“Kjo është pronë shtet, ka pronë shteti aty. Sa metra katrorë kanë pasur, aq do marrin, s’do të ngelë asnjë njeri pa marrë asgjë. E di shumë mirë që do afrohen zgjedhjet dhe do vijnë skifterat e do thonë ja ju lanë në rrugë, por jo. Nuk do ngelë askush në rrugë. Ne sot miratojme atë që quhet plani për rialokimin dhe bëhet fjalë për 24 struktura rezidenciale, me çertifikatë pronësie që i përket 26 familjeve, 211 strukturat e tjera janë në tokë të Bashkisë. Janë në tokën tonë, por nuk po i përzëmë. Po u themi, na lini të bëjmë shtëpitë tamam, që mos t’i marrë Lana përpara, dhe të gëzoni edhe për faktin që jeni në buzë të një super bulevardi, se vazhdon me bulevardin “Bajram Curri” dhe “Gjergj Fishta”, dhe ndërkohë është tokë e shtetit. Nuk do i lëmë pa shtëpi, do marrin aq sa kanë, por ne do të vazhdojmë të urbanizojmë Tiranën. Janë 9 struktura që janë akoma në proces verifikimi dhe 71 parcela tokash, disa më të vogla dhe disa më të mëdha,”- tha Veliaj ndër të tjera.

erion veliaj

Sondazh

Poll