Politike

Amfiteatri me koncesion, Salianji: Rama po i merr Shqipërisë gjithçka

Salianji është shprehur se qeveria po i merr Shqipërisë gjithçka, po e plaçkit sikur çdo ditë të jetë e fundit.

11 Korrik 2022, 23:39 Nga I.A
Amfiteatri me koncesion, Salianji: Rama po i merr Shqipërisë
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar pas publikimit të draftit që përcakton dhënien me koncesion të Amfiteatrit të Durrësit. Me anë të një postimi në Facebook, Salianji është shprehur se qeveria po i merr Shqipërisë gjithçka, po e plaçkit sikur çdo ditë të jetë e fundit.

Postimi i Salianjit:

Qeveri që i merr Shqipërisë dhe shqiptarëve gjithçka dhe e ndan si plaçkë me klientelën që bashkëndan pushtet dhe para! Pas rrugëve, porteve, aeroporteve, shëndetësisë, mineraleve, bregdetit, çdo pasurie dhe burimi natyror që ka ky vend e kanë ndarë në pak duar, tani po përlajnë Butrintin, Pallatin Mbretëror dhe Amfiteatritn e Durrësit! Qeveri që plaçkit me ritme sikur çdo ditë të jetë dita e fundit!

Amfiteatri i Durrësit do të ketë të njëjtin fat si Butrinti dhe Pallati i Brigadave. Drafti i publikuar pak ditë më parë nga Dosja.al tregonte planin e ndërhyrjes në këtë zonë të mbrojtur që do të jepet me koncesion për 15 vite. Bëhet fjalë për pjesën e trashëgimisë kulturore të qytetit antik të Durrësit që do të jetë në duart e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF). Pjesë e projektit do të jenë zonat muzeale të qytetit, përfshirë këtu edhe Amfiteatrin. Në hapësirën e Amfiteatrit të Durrësit parashikohet të bëhet ndërhyrje, kostoja e së cilës shkon deri në 3.3 milionë dollar. Vijimi i punimeve parashikon edhe shembje të shtëpive dhe të objekteve që ndodhen përreth. Tek Banjat romake dhe forumi bizantin do të ndërhyhet me një me kosto 2.3 milionë dollarë për 10 vite. Pjesë e projektit është bërë edhe Vollga.

ervin salianji

Sondazh

Poll