Aktualitet

Qëlloi mbi policinë në 2014-tën në Lazarat, arrestohet i "rrezikshmi" i Fierit, qarkullonte me armë e drogë

38- vjeçari Florjan Shurdhi, banues në Lazarat është një emër i njohur për forcat blu pasi në vitin 2014 ishte pjesë e grupit që qëlluan mbi forcat e rëndit në momentin kur këta po futeshin për të kryer opoeracionin anti-kanabis në Lazarat. 

12 Korrik 2022, 09:56 Nga e.k
Qëlloi mbi policinë në 2014-tën në Lazarat, arrestohet
Momenti i shoqërimit në Komisariat

FIER- Florjan Shurdhi, një emër i njohur për policinë për shkak të përfshirjes së tij në aktivitete kriminale ka rënë sot në pranga pasi u arrestua në flagrancë në "Bypass-in e Fierit" teksa qarkullonte me armë të ftohtë dhe lëndë narkotike në makinë. Në momentin e arrestimin iu gjetën një sasi lëndë narkotike, të llojit kanabis si dhe një armë e ftohtë (thikë) ndërkohë që pas kontrollit në banesë iu gjetën dhe fara kanabisi. 38-vjeçari Florjan Shurdhi, banues në Lazarat është një emër i njohur për forcat blu pasi në vitin 2014 ishte pjesë e grupit që qëlluan mbi forcat e rëndit në momentin kur këta po futeshin për të kryer operacionin anti-kanabis në Lazarat. 

NJOFTIMI I POLICISË:

"Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Bypass”, për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Qarkullonte me lëndë narkotike dhe armë të ftohtë, në automjet, vihet në pranga 38-vjeçari, me precedent të mëparshëm për veprën penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, mbetur në tentativë, dhe veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. 

Sekuestrohen lëndë të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, fara kanabisi dhe 1 armë e ftohtë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja" në DVP Fier dhe Komisariatin e Policisë Fier, finalizuan operacionin policor të koduar "Bypass".

Gjatë operacionit, në Bypass-in e Fierit, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi F. Sh., 38 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër,  me precedent të mëparshëm për veprat penale "Vrasja e punonjësit të Policisë”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, "Armëmbajtja pa leje", "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", "Kultivimi i bimëve narkotike", "Vjedhja" dhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr". Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte ky shtetas dhe kontrollit të banesës së tij, u gjetën dhe u sekuestruan doza me lëndë narkotike kokainë, doza me kanabis, fara kanabisi, si dhe 1 thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e armës së ftohtë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shurdhi ishte një nga personat që qëlluan me armë policinë në aksionin antikanabis në qershor 2014, e po ashtu asokohe u raportua se Shurdhi ishte porositës i sulmit mbi policinë për hakmarrjen e vrasjes së vëllait të tij, Sabriut në vitin 2007 nga forcat RENEA. Por ai e ka mohuar akuzën e ngritur ndaj tij. Po ashtu, ai ka qenë i arrestuar më herët edhe sepse ka rrahur brutalisht një efektiv të rrugore, vctëm sepse ai i kërkoi që të largonte makinëme parakuar paralelisht në bulevardin kryesor të Gjirokastrës. Gjë që 'ndezi' përplasjen mes tyre. 

gjirokaster florjan shurdhi

Sondazh

Poll