Aktualitet

Familja dërgon të vdekur 37-vjeçarin në spitalin e Korçës, ç'ka ndodhur

37-vjeçari ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.

11 Korrik 2022, 20:50 Nga F.M
Familja dërgon të vdekur 37-vjeçarin në spitalin e
Foto Ilustruese

KORÇË- Një 37-vjeçar është dërguar i vdekur në spitalin e Korçës. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se O. Xh., rreth 37 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq është dërguar në spital nga familjarët e tij. Nga të dhënat e para dyshohet se 37-vjeçari ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.

Njoftimi i policisë: Mbrëmjen e sotme, jemi njoftuar se në Spitalin e Korçës, ka mbërritur i pajetë, pa shenja dhune në trup dhe i shoqëruar nga familjarët e tij shtetasi O. Xh., rreth 37 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq. Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

spitali i korces

Sondazh

Poll