Politike

“Kurth politik për deputetët që s’ju mbështesin”, Berisha: Ç’të bëja, të kurseja Ramën?

Sipas tij ishte prova e përgjithshme, teksa shtoi se gjatë verës do të ketë shumë punë për të bërë, deri sa të mbërrihet “tek beteja”, duke iu referuar protestave që paralajmëroi në shtator.

11 Korrik 2022, 23:34 Nga I.A
“Kurth politik për deputetët që s’ju
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur gazetarit Arion Sulo, teksa ky i fundit e cilësoi protestën e 7 korrikut si një kurth për deputetët demokratë që nuk e mbështesin atë, pasi nëse nuk do të dilnin në shesh, do të cilësoheshin të Ramës. I ftuar në emisionin Open në News24, Berisha tha se kjo nuk është e vërtetë, dhe se protesta ishte kundër Edi Ramës. Sipas tij ishte prova e përgjithshme, teksa shtoi se gjatë verës do të ketë shumë punë për të bërë, deri sa të mbërrihet “tek beteja”, duke iu referuar protestave që paralajmëroi në shtator.

Sulo: A jeni ju njeriu që këto vjedhje (të qeverisë) mund ti çoni në shoqëri dhe shoqëria tu besojë juve?

Sulo: Ka disa fakte, te protesta ju përgatitët një kurth politik perfekt për deputetët që nuk ju mbështetën, për mua

Berisha: Po jo more zotëri… ajo ishte një protestë kundër Edi Ramës, një protestë gjigante

Sulo: Pse ju e morët PD me këto kurth politik, pse e morët me 11 dhjetorin në Stadium… doli zoti Korreshi, Grida, Tabaku, Salianji, ata po mos protestonin do quheshin me Ramën…

Berisha: Po si? Të kurseja Ramën unë?

Sulo: S’mund ti nxirrnit në korrik dhe tu thonit hajdeni takohemi në shtator, a ka kuptim politik?

Berisha: Ka kuptim. Në radhë të parë u bë prova e përgjithshme

Sulo: Lufta s’ka provë të përgjithshme

Berisha: Pa diskutim ka, u bë prova e përgjithshme në kushte dy herë më të vështira se ato që do të vijnë. Tani ka shumë punë PD dhe fronti për shpëtimin e Shqipërinë. Kemi shumë punë për të bërë para se të kalojmë në betejë. Kam eksperiencë të vjetër, frika është një faktor i tmerrshëm, jemi në mision, të çlirojmë njerëzit nga frika, misioni nuk merret me vrap, por përgatitet, dhe do ta bëjmë gjatë verës. Do ta bëjmë, kjo ishte prova e përgjithshme dhe kjo provë tregoi këto, janë komunitetet që duhen kapur

Sulo: Arritët të mbyllnit ciklin e kapjes së PD

Sulo: Pse nuk e morët PD me votë? Me arbitër? Por me 11 korrikut, kuvend në stadium, me 6 marsit dhe me protestën e 7 korrikut, kjo quhet marrje jo fitore

Berisha: Po flet me një njeri që ka qenë kryetare shteti dhe që ka pasur libër absolut kushtetutën, të garantoj se e kam marrë në përputhje me kushtetutën e plotë të PD. S’ke dëgjuar një demokrat të vetëm të vërë në diskutim shkeljen më të vogël. Të garanto që i pari njeri… bëri gjithçka që demokratët të votojnë, dhe votuan, se nuk votonin.

sali berisha

Sondazh

Poll