Aktualitet

Kraja takon kreun e antimafias italiane, bëhen bashkë në sallën që mban emrin e Giovanni Falcone

Takimi mes tyre është zhvilluar në sallën që mban emrin e kryeprokurorit italian Giovanni Falcone që u ekzekutua nga kryemafiozi Toto Riina.

11 Korrik 2022, 20:38 Nga F.M
Kraja takon kreun e antimafias italiane, bëhen bashkë në
Arben Kraja dhe Giovanni Melillo

ITALI- Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Arben Kraja ka takuar kreun e Antimafies italiane, Giovanni Melillo. Lajmi është bërë me dije nga faqja zyrtare e SPAK në rrjetet sociale.

Takimi mes tyre është zhvilluar në sallën që mban emrin e kryeprokurorit italian Giovanni Falcone që u ekzekutua nga kryemafiozi Toto Riina. Mes tyre është diskutuar për mundësinë e avancimit të institucioneve, ndërsa është rënë dakord që bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve të ngrihet në një nivel më të lartë.

“Drejtuesi i SPAK zhvilloi një takim me z. Giovanni Melillo, Prokuror Kombëtar Antimafia & Antiterrorizëm në Itali. Homologët diskutuan rreth bashkëpunimit shumë të mirë mes dy institucioneve dhe u ra dakord të ngrihet në një nivel më të lartë puna e përbashkët,”- njofton SPAK në Twitter.

toto riina arben kraja giovanni melillo

Sondazh

Poll