Aktualitet

VIDEO/ Shpërthimi tragjik i hotelit që shoi familjen Gjoka, kati i parë përfshihet nga flakët brenda pak sekondave

Nga kamerat e sigurisë është filmuar momenti tragjik që ndodhi mëngjesin e 4 korrikut të një viti më parë.

11 Korrik 2022, 19:03 Nga F.M
VIDEO/ Shpërthimi tragjik i hotelit që shoi familjen Gjoka, kati i
Hoteli i familjes Gjoka

SHKODËR- Videoja që po shikoni tregon momentin e shpërthimit të hotelit në Velipojë që solli bilancin tragjik dhe i mori jetën katër anëtarëve të familjes Gjoka. Nga kamerat e sigurisë është filmuar momenti tragjik që ndodhi mëngjesin e 4 korrikut të një viti më parë. I gjithë kati i parë i hotelit përfshihet brenda pak sekondash nga flakët.

Gjithçka ndodhi pas shpërthimit të bombolave të gazit në hotelin në pronësi të familjes Gjoka. Nëna, dy vajzat dhe djali kishin shkuar në hotel për ta pastruar dhe për ta bërë gati për sezonin turistik, kur ndodhi tragjedia.

E ëma ishte ngritur të bëjë kafenë, por sapo e ndezi bombolën e gazit, i shpërtheu. Flakët përfshinë të gjithë katin dhe të katërt mbetën të plagosur rëndë. Ata u dërguan për mjekim të specializuar në Itali, por u shuan një nga një.

Fillimisht humbi jetën 19-vjeçarja Daniela Gjoka në Itali, më pas 15-vjeçarja, Klarisa Gjoka, nëna Alketa Gjoka, 40 vjeçe dhe në fund, djali, Enriko Gjoka, 12 vjeç. Kryefamiljari është i vetmi i mbijetuar, pasi në atë moment që ndodhi shpërthimi nuk ndodhej në Shqipëri.

shperthimi i bomboles ne hotel alketa gjoka enriko gjoka daniela gjoka klarisa gjoka

Sondazh

Poll