Aktualitet

“Ku fshihesh, ta tregoj në darkë”/ Zbardhen SMS, si u përplasën shqiptarët para ‘FAR WEST’-it në Greqi

48-vjeçari shqiptar nga Korça, Adil Tefa shkoi në servisin e makinave që kishte Lamaj.

11 Korrik 2022, 18:38 Nga F.M
“Ku fshihesh, ta tregoj në darkë”/ Zbardhen SMS, si u
Armando Lamaj dhe Andon Tefi

GREQI- Mediat greke kanë publikuar mesazhet mes dy shqiptarëve që u vranë në ‘Far Ëest’-in e ndodhur mbrëmjen e 2 qershorit. Nga mesazhet e publikuara në media, shihet se shqiptarët, Adil Tefa dhe Armando Lamaj kishin lënë takim ‘sqarues’ në Greqi.

Bisedat janë bërë mëngjesin e së shtunës, vetëm pak orë para se të fillonte sherri në rrugën Kourtidou në Patisia. 48-vjeçari shqiptar nga Korça, Adil Tefa shkoi në servisin e makinave që kishte Lamaj.

“Po të kërkoj, ku je?”- i shkruan Tefa shqiptarit tjetër pasi nuk e gjen në dyqan.

“Këtu jam, nuk fshihem, ty s’po të shoh askund,”- ia kthen ai.

“Hajde në darkë, atje ku e lamë të takoheshim dhe do ta tregoj,”- vijon Tefa.

“Unë do të jem aty, kujdesu që të jesh edhe ti, jo si herët e tjera kur nuk ishe askund dhe nuk u shfaqe,”- shton Lamaj më tej.

Më pas, takimi i tyre u realizua në darkë ku dhe ndodhi përplasja me armë.

Si ndodhi e gjithë përplasja?

Grupet e drejtuara nga Andon Tefi (Adil Tefa), 48 vjeç dhe Armando Lamaj (Gëzim A.), 46 vjeç kishin lënë një orar për tu takuar për tu sqaruar. Kjo pasi Lamaj dyshonte se Tefi e kishte spiunuar për një sasi kokaine duke bërë që 46-vjeçari të vihej në pranga në fund të muajit maj. 46-vjeçari u takua me 48-vjeçarin në kryqëzimin e rrugëve Kourtidou dhe Georgiou Nazos në Patisia. Duke qenë se i pari kishte dy makina me gjithsej katër persona si “mbështetës”, 48-vjeçari ka nxjerrë pistoletën dhe ka nisur të qëllojë me frikën se ose do ta rrihnin ose do ta vrisnin. I pari që u plagos ishte një i ri që ndodhej mbi motor, pjesë e grupit të 48-vjeçarit. Menjëherë babai i tij, i cili ndodhej pikërisht në një makinë pas motorit, ka zbritur dhe është nisur drejt autorit, Armando Lamaj, të cilin pa u menduar e ka ekzekutuar nga afër. Makina tjetër që i përkiste “shoqëruesit” të motoçiklistit ka tentuar menjëherë të largohet, ndërsa personi brenda makinës së babait të tij ka vrapuar për të shpëtuar. 

Por gruaja që ndodhej në makinën e Tefit ka shkelur gazin dhe e ka goditur atë. 42-vjeçarja mësohet se ishte edhe ish-e dashura e të riut që përplasi. I riu, vetëm 23 vjeç, ndërroi jetë. Tefi më pas vodhi një automjet nën kërcënimin e armës dhe u drejtua drejt një zone tjetër ku tentoi të grabiste një pikë karburanti. Sapo doli nga karburanti u përball me dy efektivë policie që donin ta kontrollonin. Por, ai refuzoi dhe qëlloi dy efektivët me armë zjarri duke i lënë të plagosur. Policët iu kundërpërgjigjën me plumba dhe e vranë. Tefi ishte i njohur për autoritetet pasi ishte arrestuar dhjetëra herë për trafik droge, vjedhje e pejsëmarrje në organizata kriminale. Ai ishte i martuar e kishte një vajzë, ndërsa zyrtarisht deklaronte se zotëronte një biznes. Tefi konsiderohej si një nga kriminelët më të ashpër në Athinë. Ndërsa 46-vjeçari ishte akuzuar gjithsej 15 herë për vjedhje, trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale e armëmbajtje pa leje.

armando lamaj andon tefi adil tefi far west mes shqiptareve ne greqi

Sondazh

Poll