Aktualitet

Me 'të bardhë' dhe 'të kuqe' me vete, arrestohet 19-vjeçari shqiptar në Zvicër

Nau.ch shkruan se 19-vjeçari shqiptar u kontrollua dhe u arrestua në Kreuzbuchstrasse. 

11 Korrik 2022, 18:59 Nga I.A
Me 'të bardhë' dhe 'të kuqe' me vete,
Policia zviceriane

ZVICËR- Një i ri shqiptar është arrestuar në Zvicër për trafik të lëndëve narkotike. Nau.ch shkruan se 19-vjeçari shqiptar u kontrollua dhe u arrestua në Kreuzbuchstrasse. 

Gjatë kontrollit në shtëpi, policia gjeti më shumë se 100 gramë heroinë dhe pak kokainë. Përveç kësaj, u siguruan materiale paketimi dhe para të dyshuara droge prej rreth 4000 frangash. I riu është në paraburgim, ndërkohë që hetimet janë duke u zhvilluar nga prokuroria publike në Lucern.

arrestohet shqiptari ne zvicer

Sondazh

Poll