Aktualitet

Amfiteatri dhe zonat arkeologjike në Durrës, do jepen si Butrinti? Arkeologu: Na pyetën, s'u dëgjuam

Arkeologu Afrim Hoti, një nga problemet kryesore, që i lë rrugë të lirë menaxhimeve të monumenteve nga privati e shikon në Ligjin për trashëgiminë kulturore dhe muzetë të 2018-ës.

11 Korrik 2022, 18:21 Nga k.m.
Amfiteatri dhe zonat arkeologjike në Durrës, do jepen si Butrinti?
Afrim Hoti

DURRËS- Plani i Menaxhimit të Zonave Arkeologjike "A & B" të Durrësit është hedhur për konsultim publik deri më 3 gusht të këtij vitit. Në një intervistë me gazetaren Anila Dedaj në "ReportTv", arkeologu Afrim Hoti, një nga problemet kryesore, që i lë rrugë të lirë menaxhimeve të monumenteve nga privati e shikon në Ligjin për trashëgiminë kulturore dhe muzetë të 2018-ës.

Në fjalën e tij, arkelogu thotë se para hartimit kishte pasur sugjerime nga specialistët, por nuk ishin marrë parasysh, ndërsa shtoi duhet kujdes i veçantë nga shteti, pasi do të merret në menaxhim një monument i llojit të veçantë

"Para se të hartohet ka pasur diskutime nga specialist, kam qenë vetë pjesëmarrës dhe nuk u morën shumë parasysh sugjerimet që bënë specialistët. Edhe nëse humbim pak para në menaxhim, duhet të fitojmë më shumë ne menaxhimin shkencor, se në menaxhimin ekonomik dhe financiar. Instituti i Arkeologjisë nuk e menaxhon,e menaxhon instituti i trashëgimisë kulturore, janë instituti e tjera të menaxhimit, arkeologjik merret vetëm me gërmimet arkeologjike dhe dokumentimin arkeologjik dhe dokumentin, përgjegjësi penale nga specialist deri tani nuk ka pasur. Duhet një kujdes i veçantë nga shteti, është monument i llojit të veçantë, dhe improvizimi në shkallare nuk ka qenë i konsoliduar dhe ka pasur rrezik shembjeje,"- përfundoi Arkeologu Afrim Hoti.

Plani synon të afrojë publikun me Amfiteatrin 2000-vjeçar, si dhe bashkë me të rijetësojë Vilën e Mbretit Zog dhe Hotel Vollgën, në të cilat përfshihen edhe ndërhyrje restauruese. Edhe në këtë plan flitet për ndërtime të reja, ku në zonën B, mundësitë me miratimin e Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Materiale, do të jenë më të zgjeruara. Problem mbetet edhe menaxhimi i artefakteve që do të zbulohen. Sipas arkeologut, historia arkeologjike vendase, e lidhur me identitetin tonë duhet të shkruhet dhe menaxhohet nga studiuesit tanë.

Ndër emrat që e kanë çuar përpara këtë skemë figurojnë edhe atë të Butrintit. Në plan përmendet veçanërisht përfshirja personale e ministrisë së Kulturës, Elva Margariti; Ish-drejtorja e Institutit Kombëtar për Trashëgiminë Kulturore, Arta Dollani, Kozeta Angjeliu e Rudina Zoto. Si dhe ish drejtori i Institutit të Arkeologjisë, Luan Përzhita.

Amfiteatri i Durrësit do të ketë të njëjtin fat si Butrinti dhe Pallati i Brigadave. Drafti i publikuar pak ditë më parë nga Dosja.al tregonte planin e ndërhyrjes në këtë zonë të mbrojtur që do të jepet me koncesion për 15 vite. Bëhet fjalë për pjesën e trashëgimisë kulturore të qytetit antik të Durrësit që do të jetë në duart e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF). Pjesë e projektit do të jenë zonat muzeale të qytetit, përfshirë këtu edhe Amfiteatrin. Në hapësirën e Amfiteatrit të Durrësit parashikohet të bëhet ndërhyrje, kostoja e së cilës shkon deri në 3.3 milionë dollar. Vijimi i punimeve parashikon edhe shembje të shtëpive dhe të objekteve që ndodhen përreth. Tek Banjat romake dhe forumi bizantin do të ndërhyhet me një me kosto 2.3 milionë dollarë për 10 vite. Pjesë e projektit është bërë edhe Vollga.

afrim hoti durres aadf per durresin

Sondazh

Poll