Bota

Roma pushtohet nga mbetjet urbane dhe derrat e egër, banorët: UNESCO shpëto vendin nga degradimi

Roma po përballet me një emergjencë urbane ku mbeturinat janë shpërndarë nëpër rrugët e qytetit ku banorët kanë filluar duke denoncuar abuzimin që bëjnë lokalet të mbushura me turistë që influencojnë në pisllëkun e saj.

11 Korrik 2022, 19:02 Nga s.s
Roma pushtohet nga mbetjet urbane dhe derrat e egër, banorët: UNESCO
Derra të Egër

Itali- Roma është në një situatë jo të këndshme e cila po kalon një emergjencë urbane ku janë vënë në alarm të gjithë banorët duke e çuar këtë gjë deri në një debat politik dhe publik, qeverisjen lokale me kryetarin e ri të Bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri.

Mbetjet urbane kanë pushtuar rrugët, trotuaret, sheshe jo vetëm periferike, por dhe qendrën e saj historike aty ku çdo ditë miliona turistë fotografojnë bukuritë arkitektonike të këtij qyteti. Derra të egër dhe pulëbardha të cilat janë në kërkim të ushqimit "shëtisin" qetësisht nëpër lagje dhe rrugë të famshme romane.

Zjarre të fuqishme ndodhin çdo ditë në Romë, ku evakuimi i banorëve nga banesat e tyre është i detyrueshëm.

Degradimi urban i këtij qyteti ka detyruar banorë, shoqata dhe aktivistë të nënshkruajnë një apel dhe një letër adresuar Lazare Eloundou Assomo, drejtorit të UNESCO-s ku sinjalizojnë gjendjen që po kalon qendra historike e Romës e cila është një pasuritë e njerëzimit.

Në vitin 1980 UNESCO ka vlerësuar qëndrën e këtij qyteti "sekuencë e pandërpreë e një historie tre mijëvjeçare" me garancinë e bashkisë së këtij qytetit që përmes një plani strategjik.

Përveç degardimit, banorët kanë filluar duke denoncuar abuzimin që bëjnë lokalet dhe restorantet të cilat kanë mbushur rrugicat me tavolina të cilat janë të mbushura plot me turistë që influencojnë në pisllëkun e qytetit duke prishur imazhin e bukurisë të saj.

Përmes letrës drejtuar UNESCO-s, banorët shpresojnë se bashkia e Romës duhet të jetë më e vëmendshme dhe më efikase për të kryer detyrimet e saj. Denoncimi i kësaj situate vjen dhe nga personazhë të njohur të artit, kulturës, media romane që përmes rrjeteve sociale denoncojnë me foto e video situatën në qyteti.

"Roma si në vendet e botës së tretë. Roma është e pisët jo vetëm nga ata që e bëjnë pis, pra nga njerëzit jo civilë, por është pis dhe pse askush nuk e pastron", kanë shkruar disa aktorë si Alessandro Gasman e Claudia Gerini, gazetari Massimo Goleti, sipërmarrësi Flavio Briatore e shumë të tjerë.

Ndërsa për derrat e egër që kanë pushtuar qytetin kryetari i Bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri, në një intervistë për "Corriere della Sera", deklaroi se ka nisur vrasja e tyre, pasi janë shtuar shumë e janë të rrezikshëm.

 

 

 

roma evakuimi i banoreve emergjence urbane unesco

Sondazh

Poll