Bota

Shpërthen diga gjigande në Angli, banorët në panik. Evakuahen 6500 persona (VD)

1 Gusht 2019, 16:16 Nga DOSJA
Shpërthen diga gjigande në Angli, banorët në panik.

Mijëra njerëz janë  evakuuar nga një qytet sepse një pjesë e një muri rezervuari është shembur nga përmbytjet.

Diga e Rezervuarit të Toddbrook, sipër Urës Whaley në Derbyshire, u dëmtua nga shirat e dendur.

Policia u ka thënë 6,500 banorëve të qytetit të mblidheshin në një shkollë lokale, duke marrë kafshë shtëpiake dhe ilaçe me vete.

Ata thanë që banorët e evakuuar duhet të përpiqen të rregullojnë akomodimin e tyre pasi hapësira është e kufizuar.Një paralajmërim i fortë për përmbytjen, vazhdon të  ekzistoj si një kërcënim për jetën.

Sipas  “BBC” trenat midis Hazel Grove dhe Buxton janë bllokuar për shkak të përmbytjes, duke prekur shërbimet e trenit në Veri midis Manchester Piccadilly dhe Buxton.

Një banore është shprehur se asaj askush nuk i ka thënë që të evakuohet.

Ajo tha: “Ne jemi duke ndjekur lajmet, është shumë e frikshme. Asnjëherë në një milion vjet nuk kemi menduar se do të shpërthejë diga e Rezervuarit të Toddbrook ”

Burimi: BBC
(D.K/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota angli evakuohen 6.500 banorë shpërthen diga gjigante angli evakuohen 6.500 banorë shpërthen diga gjigante

Sondazh

Poll