Bota

150 euro gjobë/ Holanda ndalon mbulimin e fytyrës në ambiente publike, preken myslimanët

1 Gusht 2019, 14:21 Nga DOSJA
150 euro gjobë/ Holanda ndalon mbulimin e fytyrës në ambiente

HOLANDË- Shteti holandez ka futur në fuqi ligjin që ndalon mbulimin e fytyrës nga veshjet islamike në ambiete publike.

Të ndaluara me ligj do të jenë edhe helmetat që mbulojnë gjithë fytyrën dhe çdo mbulesë e ngjashme. Ndalesat do të jenë në fuqi për zyrat qeveritare, spitalet, autobusët dhe trenat.

E gjithë kjo bëhet që institucionet dhe mjetet trasportuese të jenë më të sigurt. Por jo të gjithë e kanë pritur mirë, pasi ka nga ata që besojnë se ligji ka pasur për qëllim që të ndalojë veshjen e nikabit dhe burkas që po përdoren nga 100 deri në 400 gra në Hollandë.

Nëse ky ligj nuk zbatohet gjiba shkon deri në 150 euro.

Holanda nuk është i vetmi vend që e ndalon mbulimin e fytyrës, të tjerë janë: Austria, Belgjika, Franca.

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gjobë kush nuk zbaton ligjin hollandë ndalohet mbulimi i fytyrës gjobë kush nuk zbaton ligjin hollandë ndalohet mbulimi i fytyrës

Sondazh

Poll