Aktualitet

Varrosen eshtrat e 85 ushtarëve grekë në Shqipëri, organizatorët nuk pranojnë median gjatë ceremonisë

1 Gusht 2019, 16:01 Nga DOSJA
Varrosen eshtrat e 85 ushtarëve grekë në Shqipëri,

KËLCYRË- Sot në qytetin e Këlcyrës është zhvilluar ceremonia e varrosjes së eshtrave të 85 ushtarëve grekë të vrarë në Shqipëri, gjatë luftës italo-greke. Eshtrat e këtyre ushtarëve u gjetën gjatë gërmimeve në fushën e mezhgoranit në Dragot.

Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast ishin të pranishem Përfaqësues të Ambasadës greke, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, dhe përfaqësues të komisionit dypalësh ndërshtetëror si dhe të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ceremonia u krye sipas protokollit ushtarak grek dhe riteve fetare ortodokse, por në pamjet e siguruara nga Dosja.al, nuk moren pjese familjare te viktimave

Gjatë ceromonisë është kërkuar menjëherë largimi i medias dhe moslejimi i monitorimit të ceremonisë në momentin e murosjes së eshtrave të ushtareve, duke mbërritur kështu forcat e rendit dhe duke larguar median nga ambientet e brendshme të manastirit të Shën Nikollës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet eshtrat e ushtareve lufta italo greke ushtaret grek ne shqiperi varret greke ne shqiperi eshtrat e ushtareve lufta italo greke ushtaret grek ne shqiperi varret greke ne shqiperi

Sondazh

Poll