Aktualitet

“U hiqte nga qafa varëset të moshuarve”, arrestohet 35-vjeçari në Korçë

1 Gusht 2019, 15:12 Nga DOSJA
“U hiqte nga qafa varëset të moshuarve”, arrestohet

KORÇË- Një 35-vjeçar është arrestuar sot në Korçë, pasi akuzohet se vidhte varëse të moshurave duke ua hequr nga qafa.

Sipas Policisë arrestimi i tij u bë pas marrjes së kallëzimeve të shtetaseve A.M. dhe L.H., banuese në Korçë, të cilat kanë deklaruar se në datën 31.07.2019, në lagjen nr.12 një person i paidentifikuar, u ka vjedhur nga qafa varëset e tyre të floririt.

Më tej Policia shton se të arrestuarit i është sekuestruar si provë materiale dhe një varëse floriri.

NJOFTIMI I PLOTË

U vidhte me forcë në rrugë shtetaseve të moshuara varëset e floririt nga qafa, kapet në flagrancë 35-vjeçari, i dyshuar si autor i katër vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Korçës. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një varëse floriri.

Specialistët e Hetimit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për zbulimin dhe dokumentimin e disa vjedhjeve, të varëseve të floririt, ngjarje të ndodhura në lagjet nr.3 dhe nr.12, në Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.R, 35 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”). Arrestimi i tij u bë pas marrjes së kallëzimeve të shtetaseve A.M. dhe L.H., banuese në Korçë, të cilat kanë deklaruar se në datën 31.07.2019, në lagjen nr.12 një person i paidentifikuar, u ka vjedhur nga qafa varëset e tyre të floririt.

Falë reagimit në kohë, si edhe veprimeve të mirëkoordinuara u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit E.R. dhe gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një varëse floriri.

Gjithashtu nga veprimet e mëtejshme hetimore e procedurale të kryera dyshohet se shtetasi E.R., mund të jetë autor edhe i dy ngjarjeve të tjera të ndodhura si më poshtë:  Në datën 26.07.2019 dhe në datën 17.07.2019, në lagjen nr.3, ku u kanë vjedhur nga qafa shtetaseve R.T dhe M.P. varëset e tyre të floririt. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Vjedhja”.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 35-vjecari policia korçe vjedhja e vareseve arrestohet 35-vjecari policia korçe vjedhja e vareseve

Sondazh

Poll