Aktualitet

U nis nga Tepelena drejt Sarandës për të vrarë ish-gruan! Kush është 34-vjeçari i arrestuar për grabitje

Hysi, i arrestuar nga Policia e Sarandës, rezulton person me precedentë penalë, pasi më parë është akuzuar për vjedhje me dhunë.

11 Korrik 2022, 10:17 Nga A.B
U nis nga Tepelena drejt Sarandës për të vrarë ish-gruan!
Kleo Hysi

SARANDË- Ky është Kleo Hysi, 34-vjeçari i cili tentoi ditën e djeshme që të vrasë ish-bashkëshorten e tij. Ai u ndalua në kohë nga Policia, pasi ishte nisur për të vrarë ish-bashkëshorten e tij, me të cilën ishte divorcuar kohë më parë dhe bashkëjetuesin e saj. Edhe pse ishte nën arrest shtëpiak në Tepelenë, Hysi u nis drejt Sarandës, në banesën e ish-gruas së tij me të cilën ka dy fëmijë.

Hysi, i arrestuar nga Policia e Sarandës, rezulton person me precedentë penalë, pasi më parë është akuzuar për vjedhje me dhunë. Babai i dy fëmijëve, përkatësisht 9 dhe 3-vjeç, u arrestua në shtator të vitit 2020, nën akuzën e “Vjedhjes me dhunë” e kryer në bashkëpunim. Në atë kohë, u arrestuan edhe bashkëpunëtorët e tij, Paris Qurku me banim në Sarandë dhe Jetmir Gerbi, i cili u arrestua natën kur ndodhi ngjarja.

Ata vodhën me dhunë një banesë në fshatin Melçan në Finiq në pronësi të shtetasit Dh.P, duke vjedhur një sasi parash prej 20 mijë lekësh të reja si dhe një armë gjahu. “Nga hetimet e kryera, dyshohet se këta shtetas janë autorë të disa vjedhjeve të tjera, të ndodhura në këtë zonë për të cilat Policia nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të tyre”, sqaronte Policia më 20 shtator 2020.

kleo hysi burri tenton te vrase ish-gruan

Sondazh

Poll