Aktualitet

FNSH në Vlorë, Policia: Sadikaj në pranga, ndalohen dhe 2 vëllezërit Sina, s'treguan për armën

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen "Pavarësia 3", automjetin me drejtues Sadikajn dhe me pasagjerë vëllezërit Sina u gjet një armë.

11 Korrik 2022, 10:01 Nga A.B
FNSH në Vlorë, Policia: Sadikaj në pranga, ndalohen dhe 2
Arma e sekuestruar

VLORË- 'Last night' është operacioni policor i koduar i cili i zhvillua mbrëmjen e djeshme në Vlorë nga FNSH dhe policia e shtetit. Në pranga ka përfunduar Joni Sadikaj, Ergest Sina dhe Indrit Sina. Sipas njoftimit të forcave blu, në pranga ka përfunduar 23-vjeçari, Sadikaj i cili po qarkullonte me armë zjarri në mjet. Mbrëmjen e djeshme, në lagjen "Pavarësia 3", automjetin me drejtues Sadikajn dhe me pasagjerë vëllezërit Sina u gjet një armë. Policia ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak. 

Sadikaj do të akuzohet për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit', ndërsa dy vëllezërit Sina do të akuzohen për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Last night", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Operacioni, i zhvilluar nga Forca e Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë. Vihet në pranga një 23-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri, në një automjet. Vihen në pranga edhe drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri tjetër, për moskallëzim krimi. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak. Shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Last night”. Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: - J. S., 23 vjeç, banues në Tepelenë, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit"; - E. S., 31 vjeç dhe I. S., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".Shërbimet e policisë kanë ndaluar mbrëmjen e djeshme, në lagjen "Pavarësia 3", automjetin me drejtues shtetasin E. S. dhe me pasagjerë shtetasit I. S dhe J. S. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit J. S., shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak. Drejtuesi i mjetit, shtetasi E. S. dhe pasagjeri tjetër, vëllai i tij, shtetasi I. S. kanë patur dijeni për armën, por nuk kallëzuar në Polici. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

fnsh ne vlore vlore indrit sina joni sadikaj

Sondazh

Poll