Aktualitet

Turistët çekë mbetën të bllokuar në Theth, mediat çeke: U desh ndërhyrja e helikopterit

Mediat çeke theksojnë se u desh ndërhyrja e një helikopteri që të nxirreshin 3 turistët çekë

11 Korrik 2022, 09:56 Nga A.B

Turistët çekë mbetën të bllokuar në Theth,

ÇEKI- Shpëtimi i tre turistëve çekë në vendin tonë ka bërë jehonë në Çeki. Mediat çeke theksojnë se u desh ndërhyrja e një helikopteri që të nxirreshin 3 turistët çekë të cilët kishin ngecur në një zonë malore mes fshatrave Theth dhe Valbonë në Alpet Shqiptare. ‘Cnn.iprima.cz’ shkruan se policia e kishte të pamundur që të vepronte ndaj u kërkua ndihma e helikopterit.

“Policia, tha se helikopteri nuk mundi të operonte në zonë për shkak të mjegullës dhe terrenit të pjerrët. Rojet dhe shpëtimtarët përfundimisht arritën te turistët në këmbë dhe i çuan në një vend ku mund të ulej helikopteri. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.”, thuhet në artikull ndër të tjera.

Në shkrim thuhet se; “Zona malore rreth Thethit, ku majat e shkëmbinjve arrijnë një lartësi deri në 2400 metra, është një destinacion popullor për turistët nga Evropa Perëndimore dhe Qendrore, veçanërisht nga Republika Çeke. Fakti që tre studentë çekë u zhdukën në këtë zonë në vitin 2001 nuk i pengoi ata të udhëtonin në këto vende. Në vitin 2015, dy turistë çekë u vranë në malet në veri të Shqipërisë.”.

Ditën e djeshme, tre turistët çekë mbetën të bllokuar në vendin e quajtur Curraj i Epërm. Ato u shpëtuan pas dy operacioneve të kryera nga ekuipazhi i helikopterit të Forcës Ajrore EC 135.

turistet ceke

Sondazh

Poll