Bota

Zjarr masiv në Kaliforni, rrezikohen 500 pemët më të mëdha në botë

Një zjarr masiv në Kaliforni ka rrezikuar 500 pemë të cilat janë pemët më të mëdha në të gjithë botën.

11 Korrik 2022, 08:58 Nga s.s
Zjarr masiv në Kaliforni, rrezikohen 500 pemët më të
Pemët më të mëdha në botë

KALIFORNI- Një zjarr masiv ka pushtuar parkun kombëtar Yosemite, Kaliforni, ku po rrezikohen pemët më të mëdha në botë pasi ndryshimet klimaterike po rrisin intensitetin e zjarreve.

Zjarri i Washburn është dyfishuar në përmasa gjigande gjatë 24 orëve të fundit, ku mendohet se mund të jenë djegur 1,591 hektarë, raporton BBC.

Zjarrfikësit po punojnë në terrene të vështira për të mbrojtur disa nga pemët më të mëdha dhe më të vjetra të drurit të kuq në botë.

Banorët dhe kampistët pranë zjarrit janë evakuuar dhe tymi i dendur ka përkeqësuar cilësinë e ajrit të rajonit dhe ka errësuar pamjet piktoreske të parkut.

Zjarri, i cili filloi më 7 korrik, ka rrezikuar të paktën 500 pemë gjigande të cilat quhen sekuia në Mariposa Grove, duke përfshirë pemën e famshme gjigande Grizzly, e cili mendohet të jetë 3 mijë vjeçare.

Departamenti i zjarrit dhe menaxhimit të aviacionit Yosemite tha se po "mbronte në mënyrë proaktive" pyllin duke ngritur një sistem spërkatës për të rritur lagështinë rreth pemëve dhe duke hequr karburantet e mundshme nga vendi.

 

pemet me te medha ne bote peme kaliforni

Sondazh

Poll