Bota

"GAME OVER"/ A luajnë fëmijët tuaj një nga këto? Varësia nga video lojrat, 500 të rinj kërkojnë trajtim mjekësor

Organizata Botërore e Shëndetësisë e klasifikon atë si një çrregullim mjekësor.

11 Korrik 2022, 09:00 Nga e.k
"GAME OVER"/  A luajnë fëmijët tuaj një nga
Foto ilustruese

LONDËR- Qindra fëmijë janë trajtuar për varësinë nga lojrat elektronike pasi kanë luajtuar për një kohë të gjatë lojërat të tilla si Fifa dhe Minecraft.

Gati 500 të rinj marrë ndihmë mjekësore nga Qendra Kombëtare për Çrregullimet e Lojërave që kur kjo u hap në fund të vitit 2019. Gati nëntë në dhjetë pacientë ishin djem adoleshentë dhe të rinj.

Sipas 'The Sun' nga 500 të rinj që janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore shtatë referime në klinikë ishin për lojtarë të fiksuar në mënyrë të rrezikshme nën moshën 13 vjeç. Ekspertët thonë se varësia e tyre mund të jetë aq e fortë sa të rinjtë të humbasin "fuqinë e zgjedhjes" heqjen dorë nga ushqimi, shkolla dhe madje edhe gjumi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e klasifikon atë si një çrregullim mjekësor.

Nuno Albuquerque, drejtuesi i trajtimit konsulent për Grupin e Trajtimit të Varësisë në Mbretërinë e Bashkuar, nuk ishte "i befasuar" nga shkalla e problemit.

"Ne flasim me prindër të shqetësuar çdo javë, të cilët po përpiqen të kuptojnë se si ta ndihmojnë fëmijën e tyre”, tha ai.

Becky Harris, një terapiste familjare në NHS Trust i Londrës Qendrore dhe Veriperëndimore që drejton klinikën, tha se stafi punon me fëmijët "për të zvogëluar kohën e lojërave dhe për të rritur aktivitetet e tjera".

londer qendra kombëtare për çrregullimet e lojërave

Sondazh

Poll