Politike

Edi Paloka: Jemi si Sri Lanka, jo si Britania, ndryshe e kishim rrasur brenda Ramën

Edi Paloka shkruan se po të ishte si në Angli apo dhe në Sri Lanka, Rama nuk do të ishte më në pushtet. 

10 Korrik 2022, 14:00 Nga k.m.
Edi Paloka: Jemi si Sri Lanka, jo si Britania, ndryshe e kishim rrasur brenda
Edi Paloka

TIRANË- Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka, ka reaguar me një postim në Facebook pas zhvillimeve në Britaninë e Madhe, ku kryeministri Boris Johnson dha dorëheqjen, ndërsa në Sri Lanka kreu i qeverisë u detyrua të largohet nga protestat, dhe ka bërë një përngjasim të situatave. Në postimin e tij, Paloka shkruan se po të ishte si në Angli apo dhe në Sri Lanka, Rama nuk do të ishte më në pushtet. 

Po të ishte në Britani, me gjithë skandalet e tij, Rama do ishte mbyllur në qelinë më të errët e më të largët të Kullës së Londrës për gjithë jetën e tij. Po ne nuk jemi Britania…ne jemi Sri Lanka!”, vijon më poshtë ai me shënimin e tij,"- shkruan Paloka.

Ja postimi i plotë:

Boris Johnson e rrëzoi partia e tij pasi u akuzua për disa “skandale” më i rëndi i të cilëve ishte se kishte bërë disa shpenzime të tepërta për mobilimin e rezidencës kryeministrore në Doëning Street…( siç dihet ajo është rezidencë në pronësi të shtetit ku kryeministrat britanikë banojnë vetëm në periudhën që janë në detyrë).

Rama banon në një vilë - pallat, pronë e tij, për të cilën ka mashtruar të paktën tre herë publikisht lidhur me burimin e financimit e megjithëse ky është skandali më i vogël i tij, vazhdon të mbretërojë i adhuruar nga stervinat rreth tij. Po të ishte në Britani, me gjithë skandalet e tij, Rama do ishte mbyllur në qelinë më të errët e më të largët të Kullës së Londrës për gjithë jetën e tij. Po ne nuk jemi Britania…ne jemi Sri Lanka!

edi paloka

Sondazh

Poll