Politike

“Për inat të sime vjehrre”/ Zhupa mesazh demokratëve që nuk shkuan në protestë: Mos i shërbeni Ramës

Zhupa thotë se ata nuk mund t’i shërbejnë interesit të Ramës duke qëndruar të distancuar.

9 Korrik 2022, 23:10 Nga F.M
“Për inat të sime vjehrre”/ Zhupa mesazh demokratëve
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka deklaruar se 7 korriku ka treguar se PD-ja është e bashkuar. Në një intervistë për ABC, Zhupa thotë se të gjithë demokratët duhet të bëhen bashkë kundër kryeministrit Edi Rama. Rferuar Enkelejd Alibeajt dhe grupit që nuk ishin në protestë, Zhupa thotë se ata nuk mund t’i shërbejnë interesit të Ramës duke qëndruar të distancuar. Këtu, Zhupa, përdori edhe shprehjen popullore, ‘për inat të sime vjehrre’.

“Unë mendoj se PD-ja siç e patë dhe në protestë është bashkuar në shumicën e saj mendoj se nuk ka më ato dy frontet, ato dy llogoret që ishte një periudhë e Partisë Demokratike. Demokratët janë bashkuar. Ka një lloj problematike që ju e shikoni me drejtë që lidhet me grupin parlamentar të Partisë Demokratike edhe dje deputetë që nuk ishin në protestën e 7 korrikut. Kishte deputetë që nuk ishin prezentë për të cilët realisht jam e keqardhur sepse i doja në front të betejës kur bëhet fjalë për përplasje me qeverinë dhe për të ngritur zërin përballë qeverisë … E rëndësishme është që ne të mblidhemi brenda partisë demokratike, të shprehim mendimet tona dhe të votojmë për vendimet që duhet të marrim. Ne nuk duhet të mbrojnë interesin e Edi Ramës duke dalë me 2/3 apo 5 kandidatura për inat të sime vjehrre siç është një shprehje popullore. Protesta të jetë moment bashkimi për të gjithë demokratët,”- tha Zhupa.

Partia Demokratike zhvilloi dy ditë më parë një protestë masive në Tiranë. Mijëra qytetarë mbushën bulevardin Dëshmorët e Kombit. Protesta nisi në orën 19:00 dhe u mbyll në orën 21:00 me fjalën e vetë kryedemokratit Sali Berisha. Ky i fundit e shpalli armik kryeministrin Edi Rama dhe u betua mbi flamurin kuqezi se nuk do t’ia falte pushtetin dhe votat e vjedhura nga shqiptarët.

ina zhupa protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll