Politike

Integrimi i Shqipërisë në familjen europiane Yuri Kim shpërndan deklaratën e përbashkët SHBA-BE

Blinken dhe Borrell deklaruan se avancimi i rrugës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është çelësi për forcimin e kohezionit dhe qëndrueshmërisë së të gjithë kontinentit evropian.

9 Korrik 2022, 18:38 Nga e.k
Integrimi i Shqipërisë në familjen europiane Yuri Kim
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja Yuri Kim ka shpërndarë deklaratën e përbashkët të Shefit të Diplomacisë Europiane dhe Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken të cilët shprehet se është koha që negociatat të happen dhe se te dy vendet I kanë përmbushur kushtet.

DEKLARATA:

Në këtë moment kritik të historisë evropiane, të shënuar nga agresioni i pajustifikueshëm i kryer nga Rusia kundër Ukrainës, avancimi i rrugës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është çelësi për forcimin e kohezionit dhe qëndrueshmërisë së të gjithë kontinentit evropian.

Të udhëhequr nga vlerat e përbashkëta dhe standardet dhe standardet e BE-së, të dy vendet janë gati të ndërmarrin hapin tjetër drejt anëtarësimit në BE.


Ne mirëpresim një propozim kompromisi që merr parasysh interesat dhe shqetësimet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë bazuar në respektin, besimin dhe mirëkuptimin reciprok.

Vendimi sovran i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të jetë i rëndësishëm për të ecur përpara. Kjo frymë e kompromisit konstruktiv mbi të cilin është ndërtuar integrimi evropian duhet të vazhdojë të frymëzojë të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces historik.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për bashkëpunim më të ngushtë në Ballkanin Perëndimor. Sigurimi i stabilitetit dhe prosperitetit dhe realizimi i së ardhmes së tyre evropiane dhe euroatlantike mbetet qëllimi ynë i përbashkët.

Blinken dhe Borrell deklaruan se avancimi i rrugës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është çelësi për forcimin e kohezionit dhe qëndrueshmërisë së të gjithë kontinentit evropian.

anthony blinken yuri kim

Sondazh

Poll