Politike

Rama udhëton të mërkurën drejt selisë së NATO-s, takohet me Stoltenberg

Pas takimit, kryeministri dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

9 Korrik 2022, 23:47 Nga F.M
Rama udhëton të mërkurën drejt selisë së NATO-s,
Edi Rama dhe Jens Stoltenberg

TIRANË- Kryeministri shqiptar Edi Rama pritet të vizitojë javën e ardhshme selinë e NATO-s në Bruksel ku do të takohet me kreun e aleancës Jens Stoltenberg. Rama do të udhëtojë të mërkurën më 13 korrik.

Pas takimit, kryeministri dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në qendër të bisedës mes tyre pritet të jetë porti ushtarak i Porto Romanos, kur vetë kreu i qeverisë ka njoftuar për instalimin e një baze navale të NATO-s në Portin e ri të Durrësit që do të jetë në Porto Romano. 

edi rama jens stoltenberg

Sondazh

Poll