Politike

'Çmimin e shalqinit duan ta çojnë sa më poshtë'/ Braçe denoncon sërish: Fiton karteli

Erion Braçe i ka cilësuar këto të fundit si "kartel", duke thënë se ua marrin fermerëve shalqirin me një çmim shumë të ulët dhe më pas e shesin atë disa fish më shtrenjtë.

10 Korrik 2022, 12:14 Nga k.m.
'Çmimin e shalqinit duan ta çojnë sa më
Erion Braçe

TIRANË- Ish- zv.kryeministri Erion Braçe ka ngritur sërish zërin për shitjen e shalqinit në Divjakë dhe atë që ai e konsideron si lojën e grumbulluesëve. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Braçe i ka cilësuar këto të fundit si "kartel", duke thënë se ua marrin fermerëve shalqirin me një çmim shumë të ulët dhe më pas e shesin atë disa fish më shtrenjtë.

"Drama për të cilën bërtas unë; Sipër: Fushatë me shalqi në Bucukas/Tërbuf, në Divjakë; Poshtë: Cmimi i shalqinit në Luksenburg, dje; 12.99 euro për një shalqi, dmth 1.6 euro për kilogramë, fiks 193 lekë për kilogramë. Është e njëjta cilësi, në mos më e mirë! Këtu 7-8 lekë dhe në fushë që tregtaret ta çojne çmimin edhe më poshtë; Atje e blejnë që çke me të edhe me 193 lekë ose 1.6 euro për kilogramë. Të rrojë e fitojë karteli i grumbulluesve tanë,"- shkruan Braçe.

POSTIMI I PLOTË:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Në seancën parlamentare të 7 korrikut, Braçe i denoncoi me emra grumbulluesit, edhe pse ministrja e Bujqësisë Frida Krifca i kërkoi që të mos e bënte, duke pretenduar që të gjithë fermerët kishin marrë paratë e alokuara nga skema e subvencioneve. Ndërsa nga ana tjetër, ish.zv,kryeministri ka dalë edhe në protesta me fermerët për të protestuar për çmimin e grurit dhe shalqinit.

erion braçe

Sondazh

Poll