Aktualitet

Tragjedia në Mallakastër/ Flet motra e të mbijetuarit: Me viktimën ishte shok, pusin e hapën për të vaditur tokat

Motra e të mbijetuarit, një nga djemtë që përfundoi në pus, tregoi e prekur se të dy ishin shokë me njëri-tjetrin, e kishin shkuar për të pastruar pusin në mënyrë që të mund të vadisnin më pas. 

10 Korrik 2022, 14:50 Nga k.m.
Tragjedia në Mallakastër/ Flet motra e të mbijetuarit: Me
Enkelejda Banaj

MALLAKASTËR- Enkelejda Banaj tha se është njoftuar nga e ëma për ngjarjen e rëndë dhe menjëherë ka udhëtuar nga Patosi në drejtim të fshatit Lofkënd. Motra e të mbijetuarit, një nga djemtë që përfundoi në pus, tregoi e prekur se të dy ishin shokë me njëri-tjetrin, e kishin shkuar për të pastruar pusin në mënyrë që të mund të vadisnin më pas. 

“Çfarë të them unë e shkreta, unë erdha nga Patosi sot, çfarë të them. E hapën pusin për të vaditur tokat. Ata ishin shokë, ishin të dy beqarë. Mami njoftoi burrin tim në Patos dhe erdhëm. Ishin futur për të pastruar pusin,”- rrëfen e motra e 33-vjeçarit.

33-vjeçari Bregu dhe 38-vjeçari Veliaj, i cili ndërroi jetë në spital, u rrëzuan në pus paraditen e së dielës. Policia më pas njoftoi se i lënduar ka mbetur edhe një zjarrfikës 44-vjeçar, i cili i nxori dy burrat jashtë pusit. Por ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

enkelejda banaj

Sondazh

Poll