Theu masën ‘arrest shtëpie’/ Shkoi nga Tepelena në Sarandë të vriste ish-gruan, kapet 34-vjeçari
Policia ka arrestuar në flagrancë të riun Kleo Hysi, i cili rezulton të jetë edhe person me precedentë të mëparshëm penalë.
SARANDË- Policia e Sarandës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale. Por fatmirësisht “blutë” e qytetit kanë ndërhyrë në kohë duke parandaluar krimin në familje, duke prangosur edhe 34-vjeçarin, i cili ka tentuar t’i marrë jetën ish-bashkëshortes dhe partnerit të saj, Isuf Jaçaj. Policia ka arrestuar në flagrancë të riun Kleo Hysi, i cili rezulton të jetë edhe person me precedentë të mëparshëm penalë. Dyshohet se ai kishte udhëtuar enkas nga Tepelena në Sarandë për të vrarë ish-bashkëshorten, shtetasen me iniciale F.Ç., me të cilën ka dy fëmijë, respektivisht 9 dhe 13 vjeç.
NJOFTIMI I PLOTË:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pasi kanë marrë njoftim se në lagjen nr.4, Sarandë, shtetasi K. H. kishte konflikt me ish-bashkëshorten e tij, shtetasen F. C., 31 vjeçe dhe bashkëjetuesin e saj, shtetasin I. J, të cilët i kërcënonte se do t’i vriste me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “On time”.
Si rezultat i operacionit, shërbimet e Policisë kanë vënë në pranga shtetasin K. H., 34 vjeç, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Gjatë kontrollit fizik të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole, gati për qitje.
Po gjatë këtij operacioni, u bë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit I. J., 55 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë (përforcues grushti). Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale ” Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Dhuna në familje”, në ngarkim të shtetasit K. H, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” në ngarkim të shtetasit I. J.
Kleo Hysi, është arrestuar në 2020 për “vjedhje me dhunë në bashkëpunim”, ku pasi ka dhunuar 91-vjeçarin Dhimitër Papa, i vodhën atij 20 mijë lekë të reja dhe një armë gjahu “Baikal” ruse kalibër 12 mm. Në pranga përfunduan dhe dy shokët e tij që e ndihmuan në grabitje. Por për 2 vite ka dalë nga burgu dhe ka vendosur që të shkojë dhe të përndjekë ish-bashkëshorten e tij, me të cilën ka edhe dy fëmijë të mitur.
Sondazh
Tragjedia në Mallakastër/ Flet motra e të mbijetuarit: Me viktimën ishte shok, pusin e hapën për të vaditur tokat
Enkelejda Banaj MALLAKASTËR- Enkelejda Banaj tha se është njoftuar nga e ëma për ngjarjen e rëndë dhe menjëher&eum...
Avioni drejt Tiranës i tejmbushur - trazira dhe zemërim në aeroportin gjerman
Foto ilustruese Në Aerportin e Friedrichshafenit në Gjermani, të premten (09.10.) ka pasur trazira gjatë procesit të imbarkimit t&...
Digjet një restorant në plazhin e Durrësit, tym i zi 'mbulon' qiellin
Foto ilustruese DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e plazhit në Durrës. Mësohet se në rretha...
Kokainë e futur në kavanoz orizi dhe në këpucë, arrestohen dy shqiptar në Itali
Malli i sekuestruar, Itali ITALI- Aktiviteti për luftimin e trafikut të drogës i zhvilluar nga efektivët e Policisë së Shteti...
DETAJE nga ngjarja e rëndë në Mallakastër/ Lëndohet edhe zjarrfikësi që hyri në pus
Foto ilustruese MALLAKASTËR- Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi këtë mesditë në Mallakast&...
Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit paralajmëron protestë para Kuvendit: Parkun duan ta marrin grekët!
Aulon Kalaja TIRANË- Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit është mbledhur këtë të diel para qytetit antik. Arkeolog&eum...
Përçahen avokatët/ Thyhet bojkoti, marrin pjesë në gjyqe. Dhoma e Avokatëve lajmëron masa ndëshkuese
Gjykata e Tiranës TIRANË- Bojkoti kombëtar i avokatëve që kundërshton hartën e re gjyqësore nuk i bëri bashk&e...
Vdes 38-vjeçari që ra në pus në Mallakastër, shkoi në spital me shenja jete, por s'ia doli të shpëtonte
Foto ilustruese MALLAKASTËR- Ka ndërruar jetë në spital njëri prej banorëve të fshatit Lofkënd në Mallakast&eu...
HORRORI në Itali, shqiptari qëlloi ish-gruan me thikë/ Si ndodhi ngjarja, flet e plagosura
Momenti kur gruaja dërgohet në spital ITALI- "Ku janë fëmijët e mi, si janë?,"- me lotët që i rrjedhin në...
Ndjekje si në filma, 4 karabinierë plagosen pasi ju vunë pas dy "skifterëve" shqiptarë në Itali
Policia italiane ITALI- Katër karabinierë janë plagosur në ndjekjen dhe arrestimin e dy hajdutëve shqiptarë të apar...
