Aktualitet

Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit paralajmëron protestë para Kuvendit: Parkun duan ta marrin grekët!

Arkeologë dhe anëtarë të opozitës kanë bërë thirrje për mbrojtjen e Butrintit, ata e konsiderojnë dhënien e tij me koncesion si një masakër kulturore.

10 Korrik 2022, 13:28 Nga k.m.
Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit paralajmëron protestë para
Aulon Kalaja

TIRANË- Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit është mbledhur këtë të diel para qytetit antik. Arkeologë dhe anëtarë të opozitës kanë bërë thirrje për mbrojtjen e Butrintit, ata e konsiderojnë dhënien e tij me koncesion si një masakër kulturore. Në fjalën e tij, Aulon Kalaja bëri me dije se dekreti i presidentit do të kthehet në Komisionin e Ekonomisë në datën 12 korrik, ndaj ai fton qytetarët në Tiranë të martën në orën 10:00 t’i bashkohen protestës.

“Të martën në orën 10:00 të mblidhemi para Kryesisë së Kuvendit, pasi më 12 korrik do të kalojë dekreti i presidentit për ta rrëzuar në komisionin e ekonomisë dhe pastaj dihet rruga që nga komisioni i ekonomisë do të kalojë në seancë plenare për t’u rrëzuar dhe përfundimisht këtë vend këtu e marrin disa njerëz që nuk i njohin por janë grekë që duan ta marrin Butrintin dhe t’ia bashkëngjisin shtetin fqinj,”-tha ai.

Kuvendi kaloi projektligjin për marrëveshjen e menaxhimit të Parkut të Butrintit. Ministria e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro Amerikan (AADF) themeluan Fondacionin për menaxhimin e parkut kombëtar të Butrintit, një akord që ka afat 10-vjeçar dhe me të drejtë rinovimi. Fondacionit i kalon e drejta e shfrytëzimit dhe përdorimit, por jo pronësia. Në projektligj shkruhet se fondacioni detyrohet të respektojë klasifikimin si pasuri kulturore, por mund të kryejë ndërhyrje ruajtëse dhe mbrojtëse. Ndërsa tarifat për hyrjen e publikut do jetë nga 7 deri në 11 dollarë për të gjithë kohëzgjatjen e marrëveshjes. Por presidenti Ilir Meta e ka rikthyer për rishqyrtim në Kuvend. 

aulon kalaja parku i butrintit

Sondazh

Poll